• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RIJETËSIMI” I PIRAMIDËS/ Rama: Godina u kthye në simbolin e “tokës së xanun”, ka qenë projekti…
Home
Politikë

“RIJETËSIMI” I PIRAMIDËS/ Rama: Godina u kthye në simbolin e “tokës së xanun”, ka qenë projekti…

4 February, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ditën e nisjes së zbatimit të projektittë rijetëzimit të Piramidës së Tiranës.

Rama t hotë se projekti për Piramidën ka qenë më i vështiri, por thekson se koha e madhe e harxhuar nuk ka humbur kot, pasi ky projekt është shumë bindës dhe ambicioz.

Sipas tij pikërisht Piramida që ndodhet në mes të Tiranës u kthye në qendër të kioskëzimit, madje dhe simbolit të ‘tokës së xanun’, teksa vetë e pranon se për 11 vite si kryebashkiak e ka pasur në mendje se si mund të kthehej në aset.

”Me vjen shumë mirë që shohim këtu nisjen e zbatimit të një projekti i cili është mbase ndër projektet që ka marrë më shumë kohë për të marrë formën e tyre, në ato që mbaj mend. Kanë marrë kohë një sërë projektesh. Ky është projekti që në këndvështrimin tim ka qenë më i vështiri për të marrë formën edëshiruar, dhe për të jetësuar harmonizimin shumë të vështirë mes të shkuarës dhe të ardhmes. Përmes një ndërhyrje në të tashmen. Kjo ka qenë një ndërtesë kur në kohën kur u ngrit dihej ç’qëllim kishte.

Nga pikëpamja arkitektonike ishte ndryshe nga të tjerat. Ishte një shkuarje e arkitektëve të kohës, përtej kornizës së kohës. Si për të thënë që ajo çka nuk i lejohej të tjerëve, dhe nuk lejohej për të tjerat. Dhënia e një forme shumë më e lidhur me tendencat e arkitekturës moderne, për një objekt në Shqipëri, ishte e mundur.

Në rastin kur kjo formë, jepte qartë mesazhin. E bën godinën një ndërtesa që duhet ruajtur. Jo vetëm për historinë e saj, se kjo do ishte gjëja më pak e rëndësishme, në rast se godina do ishte pa asnjë interes nga pikëpamja arkitektonike, por për formëne saj.

Vitet e lanë mu në mes të Tiranës, në një proces degradimi. Asnjëherë nuk u gjet mënyra si kjo godinë mund të shërbente jo për qëllimin që u ndërtua, por për të tjera dhe me funksione të tjera. U provuan një sërë gjërash, që çuan në qoskëzimin e brendshëm. U kthye si një lloj simboli i tokës së xanun, në një bashkëpunim mes shtetit dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes.

U kthye në një vend ku veprimtaritë s’kishin lidhje me njëra-tjetrën, dhe ku hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend i shkretë.

Më pas lindi ideja iracionale për ta kthyer territor, në territorin e parlamentit të ri, dhe për ta fshirë komplent nga dheu, gjë që shumë papritur krijoi një acarim tek brezi më i ri. Tek ai brez pak i lidhur ose aspak i lidhur me kohën e dikurshme. Sapo kishte hyrë në botën dixhitale, asoj kohe shumë e brishtë. Dhe rrjetet e sapokrijuara sociale nisën të përdoren në atë kohë për të thirrur për protestë. Protestuesit ishin më të rinjtë, që s’kishin lidhje me Enver Hoxhën e komunizmin. Nuk protestonin për të protestuar për muzeun e Hoxhës, por për të ruajtur një shenjë të një kujtese që nuk ishte kujtesa e tyre e drejtpërdrejtë, por ishte kujtesa kolektive që ruhet nga brezi në brez pikërisht nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve tejet të komplikuara për ta sjellë në një godinë tjetër.

Megjithatë duhet ta pranoj se dukeqenë se qysh jam bërë kryebashkiak,e kam pasur në mendje këtë godinë, sfidën për ta kthyer në një aset jo vetëm arkitektonik por edhe kulturor e social të Tiranës. Është sfidë shumë e ndërlikuar. Godina është shumë karakteristike, shumë e veçantë. Hapësirat e saj nuk janë lehtësisht të përdorshme. Sfida është programi i godinës. Çfarë do përmbajë brenda. Për çfarë do shërbejë. U bë tentativë absurde, qesharake, tragji-komike për historinë e kulturës dhe arkitekturës për ta bërë Teatër Kombëtar. U shpenzuan miliona dollarë, u bë një barbari brenda së cilës u janë ende gjurmët. U vodhën një pejsë e pllakave, aksesorëve të mbetur, për të lënë pas një gërmadhë. Dëshmia që vulosi faktin se godina nuk mund më të shihej si një hapësirë ku mund të kioskëzohej nga idetë spontane apo qëllimet e lindura. Besoj që e gjitha kjo kohë në kërkim të programit të kësaj godine ka qenë në fakt kohë jo e humbur, por na ka dhënë mundësinë që e bën këtë një projekt shumë bindës e ambicioz.”- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Iu rrëzua avioni në malet e Zagorisë, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, pjesë e...
Previous article PROJEKTI I RI I "PIRAMIDËS"/ Yuri Kim: Populli shqiptar ka treguar se ka rol në rrjedhën e historisë

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E VIKTOR BARDHIT/ Policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij Aktualitet

VRASJA E VIKTOR BARDHIT/ Policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

ATENTAT NË MIRËDITË/ Një person vritet me armë zjarri. Zbulohet mjeti i djegur i autorëve Aktualitet

ATENTAT NË MIRËDITË/ Një person vritet me armë zjarri. Zbulohet mjeti i djegur i autorëve

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT