Ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës, në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha, Florenc Hoxha ka reaguar pas lirimit të tij nga komisarit ku u shoqëruar ditën e djeshme pasi dhunoi një person tjetër. Me një status në facebook, Hoxha nuk duket i penduar për dhunën e ushtruar.
“Jeta dhe praktika më ka mësuar që ti jap gjithkujt atë që kërkon dhe meriton”, shkruan Hoxha.
Një ditë më parë Hoxha përfundoi në komisariat pasi është konfliktuar me një person tjetër, ku sipas policisë ishte për çështje parkimi. Ndërsa gazeta Shqip raportoi se Hoxha dhunoi me mjete të forta është shtetasin Altin Mata për arsye elektorale. Altin Mata është mbështetës i Partisë Socialiste në Njësinë nr.1, ndërsa Florenc Hoxha është ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha.
Edhe pse ka drejtuar policinë bashkiake Tiranë, duhet theksuar se Hoxha është sjellë si militant i PD, ku në fotot e rrjeteve sociale publikon sloganin e PD ” Shqipëria Fiton”, rastet e dhunës së tij para zgjedhjeve elektorale kanë qenë të shpeshta dhe duket se nuk ndalen.
Hoxha është shoqëruar disa herë në komisariat për dhunë, para zgjedhjeve elektorale. Ish-drejtori i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha edhe më herët ka pasur probleme me drejtësinë, ku gjatë një proteste të zhvilluar në kryeqytet ka goditur disa të rinj të cilët bënë thirrje kundër kreut të PD-së, Lulzim Bashës. Hoxha po ashtu është përfshirë në shumë raste në incidente në protestat që ka zhvilluar opozita. Në 19 shkurt të vitit të kaluar ai u arrestua pas protestës së parë të dhunshme të opozitës para Kryeministrisë ku shkatërruan hyrjen e kryeministrisë.


