• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E ZHDUKUR PREJ 6 DITËSH/ Familjarët bëjnë thirrje: Vajza kishte probleme me depresionin, hera e parë… (FOTO)
Home
Breaking News

E ZHDUKUR PREJ 6 DITËSH/ Familjarët bëjnë thirrje: Vajza kishte probleme me depresionin, hera e parë… (FOTO)

3 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Që prej datës 29 janar, Etleva Bicaku, është larguar nga banesa dhe që nga ai moment nuk është kthyer më, familjarët nuk kanë asnjë informacion me të.

Sipas familjarëve, ajo vuan prej 6-vitesh nga depresioni, ndërkohë kohët e fundit kishte ndërprerë edhe mjekimin dhe nuk ushqehej mirë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” ishin babai dhe vëllai i saj, për të bërë thirrje që ta ndihmojnë që ta gjejnë Etlevën.

Prej 6-ditësh e zhdukur, familjarët bëjnë thirrje: Vajza

Vëllai i 30-vjeçares, Elmaz Bicaku, u shpreh se ditën kur ka dalë nga shtëpia ka qenë babai aty, dhe ajo nuk i ka thënë askujt se po del dhe ku po shkon.

“Askush nuk e ka parë. Etleva ka qenë me sëmundje mendore, e rënduar psikologjikisht. Kohët e fundit nuk i merrte ilaçet rregullisht dhe nuk ushqehej shumë. Ishte shumë e mbyllur në vetvete, nuk shprehej lirisht.

Ka qenë disa herë e shtruar në Elbasan, atje përmirësohej dhe e merrnim në shtëpi, nuk donim ta linim në atje. Nuk ka patur largim nga shtëpia asnjëherë. Hera e parë që largohet kështu. Ajo dilte nga shtëpia vetë, shkonte e mbushte ujë, te dyqani shkonte, me fëmijët e vëllait te shkolla. Kishte momente të caktuara ku acarohej, ne e kuptonim dhe nuk i thonim gjë. Policia ka thënë që e ka dërguar kërkesën në prokurori dhe na kanë thënë që kanë nisur kërkimet kudo. Edhe ne nuk kemi lënë vend pa kërkuar”, tha i vëllai.

Prej 6-ditësh e zhdukur, familjarët bëjnë thirrje: Vajza

Ndërsa babai i saj u shpreh se ajo ka dalë nga shtëpia më 29 janar rreth orës 7.30 në drejtim të paditur.

“Iku vetëm me rrobat që kishte në trup, rroba më të mira se ditët e tjera. Një xhup të kuq, pantallona xhins dhe atlete. Kështu më tha vajza e djalit të madh. Ajo e ka pyetur se ku po shkon dhe i ka thënë: “Çfarë të duhet ty”. Nuk më ka thënë asgjë. Unë di që i ndërpreu ilaçet, oreksin e kishte shumë të dobët. E lusnim që të ushqehej dhe hante fare pak.  Edhe në polici e kam thënë se dyshimin kryesor e kam te lumi Shkumbin”, tha babai i Etlevës.

Prej 6-ditësh e zhdukur, familjarët bëjnë thirrje: Vajza

Prej 6-ditësh e zhdukur, familjarët bëjnë thirrje: Vajza

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA E LA NË BURG/ Perëndimi reagon ashpër pas vendimit kundër Navalnyt
Previous article PO "PUSHTOJNË" BOTËN/ Teleshikuesit arabë ndikohen nga seritë televizive turke

s.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT