• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUÇI NË MIANMAR/ Pse Kina nuk po e kundërshton grushtin e shtetit
Home
Nderkombetare

PUÇI NË MIANMAR/ Pse Kina nuk po e kundërshton grushtin e shtetit

3 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kishte në plan të lëshonte një deklaratë për të dënuar grushtin e shtetit në Mianmar, por ajo u bllokua nga Kina.

Ky vend është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe ka të drejtën e vetos.

Këshilli i Sigurimit u takua të martën, por nuk arriti pajtim për deklaratën e përbashkët.

Para bisedimeve në Këshill, e dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara për Mianmarin, Christine Schraner, e dënoi fuqishëm marrjen me forcë të pushtetit nga ana e ushtrisë.

“Rezultati i fundit i zgjedhjeve ishte një fitore e madhe për partinë e zonjës Aung San Suu Kyi”, tha ajo.

Çfarë ka ndodhur në Mianmar?
Të hënën, më 1 shkurt, ushtria mori pushtetin në vendin e Azisë Juglindore. Ushtria arrestoi udhëheqësen politike, Aung San Suu Kyi dhe qindra ligjvënës të tjerë. Pas këtij veprimi, udhëheqësit e grushtit të shtetit kanë formuar një Këshill Suprem i cili do të zëvëndësojë kabinetin qeverisës.

Të mëkurën policia njoftoi se ka ngritur akuza kundër, Aung San Suu Kyi, dhe se ajo do të mbahet në arrest deri më 15 shkurt.

Në qytetin më të madh të Mianmarit, Yangon, është vërejtur rritje e shenjave të rezistencës dhe mosbindjes qytetare.

Kundërshtimit të puçit i janë bashkuar mjekët dhe stafi mjekësor i dhjetëra spitaleve në të gjithë vendin. Ata kanë ndaluar punën dhe po kërkojnë lirimin e zonjës Suu Kyi.

Gjenerali Min Aung Hlaing. Foto nga arkivi.

Marrja e pushtetit nga ana e ushtrisë erdhi pas akuzave për manipulime në zgjedhje nga ana e partisë Lidhja Kombëtare të Demokracisë (NLD), të cilën e udhëheq Aung San Suu Kyi.

Suu Kyi është një ish e burgosur politike dhe figura kyçe e luftës së gjatë të Mianmarit kundër diktaturës.

Partia e saj fitoi 83 për qind të vendeve në zgjedhjet e 8 nëntorit, që vlerësoheshin si një lloj referendumi për qeverinë e saj.

Pse Kina nuk u pajtua me kundërshtimin e KS të OKB-së?
Kina e ka arsyetuar qëndrimin e saj me pretendimin se sanksionet ose presioni ndërkombëtar do t’i përkeqësonte gjërat në Mianmar.

Pekini ka pasur një kohë të gjatë rol në mbrojtjen e vendit nga presioni ndërkombëtar. Kina është një nga aleatët më të rëndësishëm ekonomik të Mianmarit, transmeton BBC. Krahas Rusisë, Kina e ka mbrojtur vazhdimisht Mianmarin nga kritikat në Kombeve të Bashkuara për shtypjen ushtarake të pakicës myslimane Rohingya.

G7 dënon puçin
Puçi ushtarak është dënuar nga shumë vende edhe organizata në botë. Presidenti amerikan, Joe Biden ka kërcënuar me vendosje të sanksioneve.

Ndërkohë, grupi i shtatë fuqive më të mëdha ekonomike të botës, i njohur si G7, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” dhe bëri thirrje për kthimin e demokracisë në këtë vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË HEQË DORË NGA..."/ Liga Arabe dënon vendimin e Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem
Previous article FILMI ARTISTIK "ZGJOI"/ Fiton tri çmime në Sundance Film Festival

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT