• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E BIZNESMENIT ITALIAN/ Fet miku i Davide Pecorellit: Ishte optimist për punët në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKJA E BIZNESMENIT ITALIAN/ Fet miku i Davide Pecorellit: Ishte optimist për punët në Shqipëri

2 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Misteri i zhdukjes dhe fatit të biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri, është sërish në fokus të mediave italiane. Hetuesit po ndjekin hetimet për vrasje, ndërkohë që hipoteza e vetëvrasjes, e hedhur fillimisht nga policia shqiptare është lënë mënjane për momentin. Në një intervistë për mediat italiane një nga miqtë e biznesmenit, me të cilin sipërmarrësi ishte gati të fillonte një biznes në Umbria rrëfen:

“Kemi shkëmbyer mesazhe disa herë gjatë muajit Dhjetor, ai ishte i qetë, shpërthyes si zakonisht, optimist për biznesin që do të zhvillonte në Shqipëri. Çfarë biznesi? Unë e di me siguri – vazhdon ai – se po kërkonte një kompani, për të filluar prodhimin e mallrave me markën ‘Hairdressers Milan’ që ai më pas mund t’i eksportonte në Itali. Për më tepër, unë konfirmoj se ai më kishte dërguar një mesazh në WhatsApp në të cilin ai pohoi se kishte hapur një biznes në një qendër tregtare në Vlorë, duke specifikuar se do të kthehej në Itali më 10 Janar ».

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e vetëvrasjes së biznesmenit, ai shprehet skeptik për një gjë të tillë.

“Le të mos bëjmë shaka , për çfarë arsyesh duhej të bënte një gjë të tillë?

Megjithatë është ende e paqartë arsyeja pse 45 vjeçari në një kohë kur të gjitha bizneset e tij ishin në Vlorë, ai duhej të udhëtonte në drejtim të Pukës, aty edhe ku u zhduk. Ndërkohë, as hetuesit italianë dhe as shqiptarë nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë nëse Davide ishte në makinën e djegur afër Pukës. Kjo për faktin se brenda automjetit u gjetën vetëm disa eshtra dhe sende personale. Ndërsa pastori që thirri policinë tha se nuk kishte dëgjuar ndonjë thirrje për ndihmë.

E gjithë kjo do të marrë fund, pas analizës së ADN-së, si e vetmja mënyrë për të provuar nëse Davide Pecorelli ishte brenda makinës Skoda apo jo. Edhe pse pritej që të hënën do të bëhej ekzaminimi i ADN-së së eshtrave të gjetur në makinën e biznesmenit një gjë e tillë është shtyrë për disa ditë. Në anën tjetër Prokurori Publik i Perugias ruan konfidencialitetin për hetimin në lidhje me zhdukjen, në Shqipëri, të sipërmarrësit.

45-vjeçari Davide Pecorelli nuk ka pasur kontakte me familjen e tij që nga 6 janari. Ai gjendej në Pukë dhe të gjithë njerëzit që e kishin parë atë në hotel, dy ditë para zhdukjes së tij, thanë se ai ishte vetëm. Që nga ajo ditë nuk dihet fati i tij, nëse eshtrat e gjetur në makinën e tij ishin të tij, apo çfarë ndodhi realisht me biznesmenin italian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRNDIQTE LUANA VJOLLCËN/ Ky është i riu nga Gjakova që u arrestua sot në Tiranë. Mesazhi kërcënues i 29-vjeçarit: Kush bashkëpunon...
Previous article NUK DO TA BESONI/ Këto DETAJE na bëjnë të dyshojmë se Andi dhe Melisa janë bashkë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT