• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PRANON/ Macron: Duhej të kishim ndihmuar Ballkanin për vaksinat
Home
Nderkombetare

E PRANON/ Macron: Duhej të kishim ndihmuar Ballkanin për vaksinat

1 February, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Francez, Emmanuel Macron, i kërkoi Bashkimit evropian të ndihmojë fqinjët e tij evropianë në garën për të siguruar vaksinat anti-covid, gjatë një takimi në Paris me presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Duke folur nga pallati i Elizeut, Macron tha se Franca dhe Evropa mund të kishin qenë më shumë të pranishme në krah të Serbisë, në një reagim të dukshëm ndaj kritikave të mëparshme nga Vuçiç, që tha javën e shkuar se ai kishte pritur më shumë mbështetje nga BE.

“Unë mendoj se si evropianë, ne duhet të kishim qenë më efikas në këtë pikë. Dhe ky është edhe vullneti i kancelares Merkel, presidentes Von der Leyen, etj. Ne do të vazhdojmë të përshpejtojmë ritmin në mënyrë që të gjendemi në krah të popullit serb dhe popujve të tjerë të rajonit”, tha Macron.

Kritika për mbështetjen e munguar të BE për sa i takon vaksinave për Ballkanin, ka pasur edhe nga liderë të tjerë rajonalë, përfshirë kryeministrin shqiptar, Edi Rama.  Serbia ndërkohë e ka nisur fushatën e vaksinimit muajin e kaluar, me vaksinën kineze Sinopharm. Temë diskutimi në takimin në Paris, ishte ndërkohë edhe Kosova. Macron tha se në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, është e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje për të cilën bien dakord të dyja palët ndërkohë që Vuçiç pranon se marrëdhënia Kosovë-Serbi nuk është aspak e lehtë.

“Nuk është një çështje e lehtë për ne. Unë mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur tek një zgjidhje kompromisi për të dyja palët dhe deri më tani, kjo ka munguar”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka pritur në Beograd Presidentin francez, më herët në korrik të 2019, dhe e konsideron atë një mik të Serbisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THEU RREGULLAT E COVID/ Rama: Ermal Mamaqin e kam mik, por mori gjobën e...
Previous article LABORATORI I HEROINËS NË HAS/ Çfarë vendosi Gjykata për të pandehurit

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT