• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RRALLË/ Të gjithë të “çmendur” pas lojës, super suksesi i serialit në Netflix dyfishon shitjet për…
Home
Jetë

E RRALLË/ Të gjithë të “çmendur” pas lojës, super suksesi i serialit në Netflix dyfishon shitjet për…

1 February, 2021 F.autor Jetë

Një sukses i furishëm, ka përfshirë  kompaninë katalanase Rechapados Ferrer, prodhues i 80% të bordeve të shahut që shihen në serinë e njohur në Netflix ‘’The Queen’s Gambit’’. Ashtu si kundërshtarët e protagonistes së serisë, pronari i kompanisë David Ferrer dhe ekipi i tij janë mjaft të habitur nga kjo kthesë e ngjarjeve. Ata shprehen se gjatë bllokimit nga pandemia porositë filluan të rriteshin, dhe kompania mendoi se kjo rritje kërkese vinte si rezultat i situatës, dhe sepse njerëzit kalonin shumë kohë mbyllur në shtëpi. Por më pas një nga punonjësit pa trailer-in  e serisë dhe njohu bordet e kompanisë”.

Kompania u themelua në vitet 1950 dhe ndodhet në La Garriga, një fshat i vendosur rreth 30 kilometra nga Barcelona. Edhe pse shumë ishin skeptikë se një serial shahu do të kishte sukses ‘’The Queen’s Gambit” i tejkaloi pritshmëritë duke u kthyer në serialin e vitit.

Rechapados Ferrer është ende një biznes familjar me 14 punëtorë të cilët tani duhet të punojnë jashtë orarit për të riorganizuar prodhimin që të përmbushin kërkesën e madhe. Porosite e tyre kanë kaluar nga 20,000 njësi në vit në 40,000 në vetëm tre muaj duke rritur ngarkesën e punës .

Kompania ka kufizuar porositë e klientëve dhe është duke u riorganizuar në mënyrë që t’i dorëzojë të gjitha porositë në kohë”. Bordet e shahut janë një prodhim artizanal.

Artizanët qepin dhe presin manualisht shirita të hollë të kompensatës për të formuar fushën e lojës. Të tjerët ngjisin dhe vendosin kornizat e bordeve. Pastaj ka kontrolle të cilësisë dhe paketim dore. Duhen rreth dy vjet për ti mësuar një punonjësi të gjithë procesin e prodhimit.

Në kohën e krizës ekonomike të vitit 2008, kompania kishte ardhur një hap larg mbylljes, por me pandeminë situata ka ndryshuar totalisht. Prodhimi i bordeve të shahut është vetëm një pjesë e biznesit të kompanisë, e cila është e specializuar në përpunimin e drurit.

Pronari i kompanisë Ferrer thekson se Netflix kurrë nuk i kontaktoi ata drejtpërdrejt, po bordi i shahut ju shit një klienti gjerman”.

Duke pasur një historik klientele të rregullt, kompania nuk shet direkt tek individët. Sidoqoftë, popullariteti i shahut është rritur deri në atë pikë sa disa njerëz vijnë në La Garriga për të marrë një nga seritë  bordeve të shahut, madje duke u kënaqur edhe me modele me defekte në prodhim. Përveç serialit ‘’The Queen’s Gambit’’, bordet e prodhuara nga kompania e Ferrer përdoren gjithashtu në gara ndërkombëtare, përfshirë kampionatet botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E GJITHE ITALIA "ZONË E VERDHË"/ Ja çfarë PARASHIKOJNË ekspertët
Previous article PROGRAMI I PD/ Spiropali "thumbon" Bashën me batutë nga "Përrallë nga e kaluara": I sheh në ëndërr dhe... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT