• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KODI DETAR”/ Beqaj: Në 2021 ndoshta nuk do të ketë më regjistër me letër
Home
Politikë

“KODI DETAR”/ Beqaj: Në 2021 ndoshta nuk do të ketë më regjistër me letër

1 February, 2021 s.autor Politikë

Deputeti socialist Ilir Beqaj ka sjellë në Kuvend propozimin e tij për ndryshimet në Kodin Detar të depozituar në muajin Tetor. Ai tha se kjo nisëm zgjeron gjeografinë e kapitenëve ku tashmë do të përfshihen edhe vendet e OECD. Beqaj tha se është vendosur edhe krijimi i një regjistri elektronik për mjetet lundruese me qëllim argëtimin.

Ai shtoi se amendamenti nuk e fshin amzën por thekson se regjistrimi bëhet sipas legjislacionit në fuqi. Beqaj thumboi edhe kryedemokratin Lulzim Basha duke deklaruar se ai ka ndërmend të heqë taksat për mjetet e mëdha detare dhe t’ia shtojë atë mjeteve të vogla.

“Shqetësimet e ditës mund të kërkojnë diskutime edhe për çështje të përditshme. Por besoj se është detyrim i joni të shohim edhe më tej. Për sa kohë bota është bashkë përballë pandemisë kjo do të mbarojë herët e vonë. Kemi nisur një përpjekje për të vendosur kornizëm ligjore për të nxitur shfrytëzimin e detit që ose nuk e kemi shfrytëzuar ose ia kemi lënë paligjshmërisë. Vjet në vjeshtë miratuam ligjin për turizmin detar ndërsa më parë përjashtuar nga tatimi mjetet për qëllime turistike. Operatorët që janë më të interesuar. na thanë se duhet edhe disa ndërhyrje të tjera. Në Dhjetor unifikuam tarifën doganore. Unë kam sjellë këto dy ndryshime. Qeveria dhe MIE ka përcjellë shqetësimin që kodi detar të shikohet rrënjësisht.

Unë e kuptoj shqetësimin e tyre. Kodi i ri detar do kohën e tij të miratohet dhe nuk besoj se në asnjë rrethanë është i vlefshëm këtë verë. Kjo nismën që unë e propozoave në tetor e zgjeron gjeografinë e terrenit të kapitenëve ku tashmë përfshihen edhe vendet e OECD që janë vende me nivel ekonomik të zhvilluar. Për të hequr çdo lloj keqkuptimi propozimi nuk merret me marinarët dhe lejet që marrin të huajt në Shqipëri. E dyta Kur miratuam ligjin e turizmit detar vendosëm krijimin e regjistrit elektronik për mjetet lundruese me qëllim argëtimi.

Ndërkohë për kodin detar që përfshin të gjitha llojet e mjeteve kemi ende amzën. Amendamenti nuk e fshin amzën por thotë se regjistrimi bëhet sipas legjislacionit në fuqi. Ndoshta në 2021 nuk do ketë më regjistër me letër. Ka një regjistër sipas legjislacionit dhe evoluimi i tij e bën herë me letër dhe herë digjital. Turizmi detar ka dhe mjete të vogla dhe mjete të mëdha. Për mjetet e vogla ne e kemi taksën zero. Turizmi detar ka dhe krociera. Ne e kemi taksën 15%, sfidanti për kryeministër do t’ia heqë taksën. Të mëdhenjve do t’i heqë taksën ndërsa të vegjëlve do t’i vendosë taksë”, tha Beqaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË DUA..."/ Motra e Ermal Fejzullahut feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ai ta urojë (FOTO)
Previous article COVID-19/ OBSH: Vonesa në prodhimin e vaksinave çështje reale

s.autor

Postime të ngjashme

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici Politikë

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që… Politikë

"SHQIPONJA SHQIPTARE QË NUK NJEH HUMBJE"/ Rama pret në Kryeministri kampionin Nelson Hysa: Edhe unë me demokratin Zef Gjoni që…

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT