Kryeministri Edi Rama foli sot pas takimit me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste lidhur me dozat e vaksinës që pritet të vijnë.
Rama tha se do të vazhdojë vaksinimi me mjekët dhe infermiërët dhe paralelisht edhe me të moshuarit.
Sipas tij, e rëndësishme është që muaji shkurt do të qartësoj çdo gjë në lidhje me këtë proces.
“Vaksinimi do vazhdojë me mjekët dhe infermierët sepse janë ata që janë radhët të parët dhe paralelisht do fillojmë edhe me të moshuarit.
Nuk e kam tani në këtë moment një shifër të saktë, sa do të jenë dozat që mbërrijnë sot, por e rëndësishme është që ne do mund të vaksinojmë dhe muaji shkurt do jetë një muaj me qartësi mbi gjithë procesin kështu që sot do të vijnë doza më pak sesa ato që ishin angazhuar për paktin e parë.
Por sidoqoftë e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë dhe vazhdojmë me të tjerët”, tha kreu i qeverisë


