• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit të Radio Tiranës
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit të Radio Tiranës

1 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, Kristaq Katundi. Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e tij ndërsa kolegë gazetarë e teknikë të RTSH, të cilët kanë shprehur dhimbjen për mjeshtrin e montazhit të zërit.

Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerëson figurën e Katundit duke ju shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Njoftimi i Unionit të Gazetarëve

“Ndahet nga jeta Mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, KRISTAQ KATUNDI
Tirane me 1.02.2021

I njohur dhe vlerësuar si emblemë e audiomontazhit artistik, një emër të cilin rrallëkush mund të mos e ketë dëgjuar në realizimin teknik të Radiodramatizimeve të dikurshme të Radio Tiranës, bashkepunëtori i vyer Kristaq Katundi u nda nga jeta.

Me punën e palodhur, me aftësitë profesionale, realizoi teknikisht emisione të tilla si: Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike, Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radiopërrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij.

Një mori regjistrimesh muzikore, Koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash, janë regjistruar e transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të operatorit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuaj çdo regjistrim prej vitit 1972-2014.

Do kujtohesh përjetë Kristaq Katundi, i përjetësuar në krijimin radiofonik.
Pushofsh në paqe MJESHTËR!
Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh ngushëllimet familjes Katundi dhe gjithë të afërmve të mjeshtrit të paharruar të radios shqiptare! Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI ME BEARTIN/ Reagon sërish Tea: Produksioni ishte në dijeni, ka ardhur koha...
Previous article HOROSKOPI 1 SHKURT/ Do të jetë e mundur të fitoni një sfidë... Ja çfarë thonë yjet për ju

s.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NDAJ LAERT HAXHIUT/ Paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t Aktualitet

GJYQI NDAJ LAERT HAXHIUT/ Paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

SHOKUESE NË DUKAT/ I riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë Aktualitet

SHOKUESE NË DUKAT/ I riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT