• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E RRALLË/ Ky është Asllani, burri i martuar 18 herë. Nuset nga Vlora deri në Lezhë
Home
Sociale

HISTORIA E RRALLË/ Ky është Asllani, burri i martuar 18 herë. Nuset nga Vlora deri në Lezhë

31 January, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë. Martesën e tij të parë e ka lidhur kur ishte 18 vjec, kurse të fundit 44 vjeç.

Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, për shkak te gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.

GAZETARJA:Nga i ke pas bashkëshortet?

A.SHULI:Ku mbahen mend ato nga Vlora deri në Lezhë.

GAZETARJA:Zonjat ndaheshin nga ekonomia, apo pate arsye xhelozie?

A.SHULI:Xhelozie.. po të merresh me tjetrin dale njëherë.

GAZETARJA:Të kanë tradhtuar?

A.SHULI:Po, pra ajo është punë më kanë tradhtuar. Unë e mbaja si ajo tradhtonte.

GAZETARJA: Po si e kuptove që të tradhtonte?

A.SHULI: Po kuptohet ajo, gruaja nuk i afrohet më burrit dhe tjetrit i afrohet.

GAZETARJA: Nga këto 18 gra ndonjërën e more me dashuri?

A.SHULI: Me dashuri kam marrë 6 unë.

GAZETARJA: Në gjendje civile sa martesa ke lidhur?

A.SHULI:12 herë jam martuar në gjendje civile, ndërsa me 6 jo nuk kam shkuar në gjendje civile.

GAZETARJA:Dasma ke bërë?

A.SHULI: Jo, unë i kam marrë kështu.

GAZETARJA:Ia mban mend emrat?

A.SHULI: Dashurija e parë ka qenë Esmaja nga Gradishti.

GAZETARJA: E dyta?

A.SHULI: Lavdije.

GAZETARJA: E treta ?

A.SHULI: Nuk mbaj mend di vetëm emrin e kësaj që kam në shtëpi. Dashuri e ka emrin. Kam 25 vjet martuar me këtë.

GAZETARJA: Nga këto 18 gratë kush ka qenë më e bukura?

A.SHULI: Më e bukura ajo e para nga Gradishti.

GAZETARJA: Po më punëtorja?

A.SHULI: Etleva.

GAZETARJA: Po si i bëje për vete?

A.SHULI: Po ja flisja me to, i mbushja mendjen dhe e coja në shtëpi.

GAZETARJA: Po martesa më e shkurtër cila ka qenë?

A.SHULI: Ku mbahen mend ato, 6 muaj ose 1 vit dhe më pas iknin. Vetëm ajo nga qyteti Stalin ka qendruar 7 vjet.

GAZETARJA: Përse iku?

A.SHULI: Berta iku se ndodhën rrëmujat dhe e vranë.

Dashurinë e tij të vërtetë, Asllani e gjeti 25 vite më parë. Gruaja e 18 që ka emrin Dashuri i ka dhënë familjen që ai kish ëndërruar. Asllani thotë që është bërë baba 5 herë, ose të paktën vetëm 5 fëmijë e kanë njohur si baba, të tjerët kanë ikur me nënat e tyre që kur ata ishin ende te mitur. Asllani dhe Dashuria jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra, këto para sipas tyre nuk mjaftojnë për ilaçet që ata kanë nevojë. Ata kërkojnë që shteti dhe shoqëria t’i ndihmojë sa do pak të ketë mundësi. /tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO HABITENI/ Njihuni me punën më të çuditshme dhe ideale për "dembelët": Të provosh...
Previous article BARAZIM PA GOLA/ Partizani dhe Vllaznia ndajnë pikët në "Elbasan Arena"

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT