Biznesmeni nga Kukësi Naim Dedja u nda nga jeta ditën e sotme, në moshën 58-vjeçare.
Ai u gjet pa shenja jete në ambientet e biznesit të tij, në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se vdekja ka qenë natyrale, pasi është gjetur pa shenja dhune në trup.
Miqtë dhe të afërmit e tij janë shprehur të tronditur nga ky lajm. Djali i tij ka postuar vdisa fjalë rrëqethëse për babin e tij.
“Ah mor bab. Zot të paska dasht më shumë se unë. Të mori afër vetes, nuk je më në mesin tonë. Ama do jesh gjithmonë në zemrat tona. Të humba ty. Humba gjysmën time. Ti bab ishe shoku, miku, vllai më i mirë i imi. Erdha të thirra babë, nuk më dëgjove.
U mundova të të zgjoja nuk m’u përgjigje. S’mujta me bërë asgjë tjetër veçse të të shtrëngoja fort e të përqafoja në krahët e mi. Aty e kuptova që ti më ike e nuk do të ke më afër vetes. Bota ime ndryshoi, sytë e mi nuk qeshin, vetëm qajnë. Zemra nuk më gëzon por vetëm vajton. Bab, shpirti në xhenet ishallah”, shkruan ai në reagim.


