Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me ndalimin e Alket Rizait i çili u kap dje në kryqëzimin e Qipros ndërkohë që duhet të ishte në qelinë e tij në burgun Domokou.
Policia ndaloi BMW me të cilën ai udhëtonte për një kontroll rutinë por kur u hap dera e pasagjerit ajo u habit kur pa të dënuarin Alket Rizai.
Sipas tyre, Rizai, i njohur si ‘mjshtri i arratisjeve’, është anëtari kryesor i një organizate kriminale që vepron kryesisht natën.
Ndërkohë, katër vite më parë ai ka qëlluar për vdekje një burrë në një lokal në Glyfada, ndërsa plagosi edhe dy të tjerë.
Por pavarësisht se ishte në kërkim, ai lëvizte shpesh drejt Anglisë dhe Shqipërisë, ndërsa në muajin shkurt kishte planifikuar sërish të dilte jashtë Greqisë.
Mediat greke shkruajnë se nuk përjashtohet përfshirja e Rizait edhe në aktivitet të tjera të paligjshme, por edhe raste të tjera vrasjesh, ndonëse nuk ka ende prova të mjaftueshme për t’i lidhur çështjet.


