• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Kryemadhi: Do japim 1000$ për çdo fëmijë deri në 25 vjeç, do rimbursojmë shpenzimet me…
Home
Politikë

HABIT Kryemadhi: Do japim 1000$ për çdo fëmijë deri në 25 vjeç, do rimbursojmë shpenzimet me…

29 January, 2021 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë 5, tek Komuna e Parisit, ku ka shpalosur disa pika nga programi i saj ekonomik për zgjedhjet e ardhshme.

Kryemadhi tha se në 5 muajt e parë LSI do të ketë 5 prioritete, përfshirë rimbursimet e shpenzimeve deri në 5% dhe taksa e së ardhmes 1%, që do t’i vihet bizneseve VIP dhe do të shkojë për arsimin.

Gjithashtu ajo përmendi investimin “nga bebja në bebe”, investim i cili i garanton çdo personi që kur lind deri në 25 vjeç, plot 1000 dollarë në vit.

Fjala e Kryemadhit

Ne kemi programin tonë që është shumë i thjeshtë. 5 prioritete në 5 muaj e parë. Njëri ka të bëjë me rimbursimin e shpenzimeve, 5% e rimbursimit të faturës së shpenzimeve, të asaj fature tatimore që rimbursohet drejtpërdrejtë. Është shumë e kollajshme për t’u realizuar. Koston e ka zero, mjafton vetëm të bëhet unifikimi se rakordimi i kartës së identitetit me gjendjen civile, me sistemin bankar, me zyrën e tatimeve. Ky lloj komunikimi është shumë i kollajshëm për të administruar të gjithë mbledhjen dhe formalizimin e informalitetit, ku 50% e GDP-së është informale dhe në vend që këto para të shkojnë në buxhetin e  shtetit, që të investohen në pensione, në infrastrukturë, në shërbime, shkojnë në xhepat e 3-4 vetave, që ne e dimë shumë mirë sesi funksionojnë.

Ndërkohë nga ana tjetër kemi taksën e të ardhmes 1%, që vendoset mbi kompanitë VIP, që janë aktualisht 800 kompani, që do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm, ku kjo e ardhur nuk do të shkojë dhe të humbë në zërat e buxhetit për të mbuluar shpenzimet administrative të ministrive të fryra, të një administrate të fryrë që nuk funksionon dhe nuk jep asgjë, por do të shkojë drejtpërdrejtë tek arsimi, për të rritur cilësinë e studentëve, për të krijuar hapësira, sepse edhe vetë këto kompani të mëdha kanë nevojë për profesionistë, të rritur profesionalisht dhe të aftë.

Kemi edhe “Nga bebja në bebe”, që shumë veta kanë qenë skeptikë, por çdo ditë në telefonin tim vijnë mesazhe pafund. Edhe qeveria norvegjeze që hyn tek vendet më të pasura e ka fondin nga bebja në bebe, për të mbajtur të rinjtë në Norvegji, sepse ata largohen nga Norvegjia për shkak të klimës. Por përveç kësaj edhe për të krijuar mundësinë për të shtuar lindjen e fëmijëve. Ne kemi qenë një nga popujt më të rinj në Ballkan dhe në Europë, por sot po rritet mosha mesatare me ritme shumë të shpejta. Për herë të parë kemi vdekshmërinë më të lartë se sa lindshmëria, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e kombit shqiptar.

Prandaj ky investim kaq modest për t’i krijuar për të ardhmen fëmijëve të shqiptarëve, që pas 25 viteve ata të kenë mundësi për të pasur një buxhet për të investuar, është gjëja më e pakët që një klasë politike mund të bëjë për të ardhmen e vendit të saj. Ne me Klajdën ishim sot në një takim me ambasadorë ku diskutuam edhe për programin, edhe për situatën, edhe për Covidin. Një nga gjërat që e karakterizon LSI-në është sinqeriteti. Nganjëherë sinqeritetin na e quajnë pikë të dobët, por kjo ka qenë arma jonë më e fortë, sepse na ka bërë të vërtetë me njerëzit, na ka bërë realistë, të prekshëm për njerëzit. Dhe ky sinqeritet na ka bërë ne që të mbajmë fjalën. Ne e mbajmë fjalën, ne u qëndrojmë premtimeve dhe angazhimeve tona, sepse në fund të fundit kjo na bën edhe më të vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA NË SHKODER/ Sherr mes të rinjve, plagoset 16-vjeçari
Previous article FLET NGA PEZA/ Veliaj: Opozita le të mbjellë urrejtje, ne shkruajmë historinë e Tiranës së gjelbër

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT