• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZË TË DETAJUAR/ Ekspertët: Plani ekonomik i Lulzim Bashës i paqartë, janë premtime të përsëritura
Home
Politikë

ANALIZË TË DETAJUAR/ Ekspertët: Plani ekonomik i Lulzim Bashës i paqartë, janë premtime të përsëritura

29 January, 2021 F.autor Politikë

Nga Erblina Mile

Programi  ekonomik i opozitës  duhet të jetë më i detajuar  dhe më i qartë sesi do të arrijë objektivat. Profesor në Universitetin e Tiranës Sherif Bundo vlerëson nismat për ulje sigurimesh dhe rritje të pensioneve por ngre pikëpyetje në lidhje me të ardhurat që duhet të mblidhen në buxhet.

“Si do ta mbushësh buxhetin, ndërkohë që kërkon të ulësh shkallën tatimore, kërkon të ulësh kontributin e  sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore? Kërkon të rrisësh ndihmën sociale, kërkon të mbështesësh dhe kjo është një nga më të bukura të një programi, të inkurajojnë të rinjtë për të krijuar biznese, por ndërkohë unë pyes këto kosto si do përballohen?”, thotë ai.

Eduart Gjokutaj ekspert fiskal pranë ALTAX thekson se në thelb ky program është elektoral dhe i përsëritur.

“Këto premtime që janë në përsëritje në tipin e tyre, ndërkohë është një temë e kaluar dhe kam bindjen time personale se nuk është mekanizmi i taksimit ajo që bën diferencën”, sqaron ai.

Ndërkohë që ndër problemet kryesore të financave shqiptare mbetet niveli i borxhit publik që ka arritur në 80 %.Por në programin e demokratëve ka munguar një adresim i këtij problemi. Sherif Bundo sugjeron një plan të qartë për menaxhimin.

“Borxhi publik nuk pritet që të jetë në ato parametra që deklaron qeveria. Opozita nuk e ka të qartë se cili do të jetë stacioni i fundit i nivelit të borxhit publik dhe ata nuk mund të parashikojnë një shifër të saktë. Por nga ana tjetër ata duhet të prenoncohen cili do të jetë vizioni i tyre lidhur me kontrollin e borxhit publik”, shpjegon ai.

Gjokutaj thekson se problem për ekonominë shqiptare mbetet edhe fakti që  borxhi i marrë  nga qeveritë nuk përdoret për të investuar.

“Borxhi është marrë por nuk ka shkuar i gjithë në investime dhe pjesa tjetër për të kënaqur objektiva personale”, thotë Gjokutaj.

Disa nga pikat kryesore të programit të PD-së janë   rikthimi i taksës së sheshtë 9%.ulja e sigurimeve shoqërore,rritje e pensioneve me 5%,110 mijë vende të reja pune dhe rritje e pagës minimale në 36 mijë lekë. (abcnews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET NGA PEZA/ Veliaj: Opozita le të mbjellë urrejtje, ne shkruajmë historinë e Tiranës së gjelbër
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID/ Nuk ndalet RRITJA e infektimeve në 24 orë. 896 raste të reja dhe... (BILANCI)

F.autor

Postime të ngjashme

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT