Një 28-vjeçare në Tiranë i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit ku jetonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në rrugën “Prokop Mima”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.01.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.


