• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NGA 1996-2018/ Shqiptarët kanë shpenzuar 3.4 miliardë euro për prona jashtë vendit
Home
Ekonomi

NGA 1996-2018/ Shqiptarët kanë shpenzuar 3.4 miliardë euro për prona jashtë vendit

29 January, 2021 Delo.autor Ekonomi

Shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit janë përshpejtuar vitet e fundit aq sa në vitin 2018 për herë të parë pas gjashtë vitesh të Ardhurat Kombëtare Bruto (PBB + fitimet e shqiptarëve jashtë vendit) ishin më të ulëta se sa Prodhimi i Brendshme Bruto.

Në seksionin e llogarive kombëtare INSTAT raportoi se në vitin 2018 shpenzimet e shqiptarëve që janë rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit arritën 48 miliardë lekë ose 392 milionë euro. Këto shpenzime erdhën në rritje të vazhdueshme pas vitit 2011.

Shpenzimet për blerjen e pronave jashtë vendit kanë qenë në nivele të ulëta deri në vitin 2007, por pas krizës së vitit 2008 u pa një rritje jo e zakonte e tyre (shih grafikun bashkëngjitur).

Nga 7 miliardë lekë shpenzime për prona jashtë vendit në vitin 2007, një vit më pas, më 2008 kjo vlerë u rrit më shumë se katër fish, në 32 miliardë lekë.

Përgjatë periudhës 2008-2013 shpenzimet e Shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit ishin 1,6 miliardë lekë euro. Në vitin 2013 pati një rënie të treguesit, ku shihet të jenë shpenzuar vetëm 11 miliardë lekë, ose tre herë më pak se më 2012.

Blerjet e pronave jashtë vendit nisën serish me ritme të shpejta pas vitit 2014. Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2014 në vitin 2018 shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit arritën në 1.5 miliardë euro.

Në vitin 2018 shifra e shpenzimeve për prona jashtë vendit arriti në 48,2 miliardë lekë ose 392 milionë euro.

Rekordin e mban viti 2009, ku vlera e treguesit arriti në 53 miliardë lekë, ose 431 milionë euro.

Krahas Prodhimit të Brendshëm Bruto, INSTAT ka publikuar edhe të Ardhurat Kombëtare Bruto. Ky tregues përfshin PBB (tërësinë e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga qytetarët brenda vendit) dhe të ardhurat që sigurohen kryesisht nga puna dhe pronat jashtë vendit.

Në vitin 2018 të Ardhurat Kombëtare ishin 1,9 miliardë lekë më të ulëta se PBB e-ja e vendit. Kjo do të thotë se banorët brenda Shqipërisë kanë harxhuar më shumë jashtë vendit se sa kanë fituar. Në këtë përkeqësim kanë ndikuar shpenzimet e vendasve jashtë vendit për blerjen e pronave.

Zakonisht të Ardhurat Kombëtare Bruto të njohura si AKB ose GNI për Shqipërinë janë më të larta se PBB, për shkak se, vendi ynë ka gati një të tretën e popullsisë që jeton dhe punon jashtë vendit dhe sjellin të ardhura në Shqipëri në formën e remitancave.

Sipas Grafikut bashkëngjitur gjatë periudhës 1996-2018, numërohen gjithsej vetëm katër vite ku AKB ishte më e vogël se PBB-ja, dhe kjo lidhet me blerjet e mëdha të pronave që vendasit kanë bëre jashtë vendit. /Monitor

A1.jpg

QQ-900x180.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Vetëvritet 28-vjeçarja në Tiranë, hidhet nga kati i 5-të i pallatit ku banonte
Previous article VENDIMET/ KKT miraton Spitalin e Fierit, nënkalimin tek TEG e rrugën Dhërmi-Palasë. Kalojnë disa hotele e resorte

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT