• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMET/ KKT miraton Spitalin e Fierit, nënkalimin tek TEG e rrugën Dhërmi-Palasë. Kalojnë disa hotele e resorte
Home
Sociale

VENDIMET/ KKT miraton Spitalin e Fierit, nënkalimin tek TEG e rrugën Dhërmi-Palasë. Kalojnë disa hotele e resorte

29 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Spitali Rajonal i Fierit, për të cilin tashmë ka nisur zbatimi, mori edhe miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit në datën 26 janar kur u mbajt edhe mbledhja e fundit e tij.

Ky projekt kaloi të gjitha hallkat me procedurë të përshpejtuar dhe erdhi si angazhim i palës turke me qeverinë shqiptare. Në një listë të gjatë me vendime, ndër të tjera, bien në sy edhe disa projekte infrastrukturore.

Kështu është miratuar leja për projektin e ndërtimit të nënkalimit tek TEG si dhe ajo për rrugën Dhërmi-Palasë . Kontrata me objekt “Ndërtim rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij” u shpall në fund të vitit të kaluar me një fond limit 1.47 miliardë lekë.

ARRSH shpalli fitues kompaninë “ALB Building” me një ofertë 1.40 miliardë lekë. Kontrata për “Ndërtim rruga Palasë – Dhërmi”, do të ndërtohet me fondin limit 1.619.484.905 lekë (pa përfshirë vlerën e TVSH-së) dhe do të zbatohet ku fituese ishte Gjikuria me ofertë fituese në vlerën 1.56 miliardë lekë.

Të tjera leje përfshijnë ndërtimin e disa strukturave akomoduese e resorteve nga Jugu në Veri e konkretisht në Sarand, Dhërmi e Velipojë.

Vendimet e KKT

  1. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Fier.
  2. Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra e vizitorëve në sallën e seancave plenare, Kuvendi i Shqipërisë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvilles Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
  3. Leje Ndërtimi për objektin: “Spitali Rajonal i Fierit”, me zhvillues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
  4. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zgjerimi i kapacitetit të Lanfillit Rajonal të Vlorës, ndërtimi i Fazës Nr. 2”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Bashkinë Vlorë.
  5. Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë e impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë me 1800 l/sek, në fazën e dytë të zbatimit me 1200 l/sek”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a.
  6. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrjetit 20kV i fiderave T3, T4, T5, T6, T17, T18, T19 nga Nënstacioni i ri 110/20kV, Kombinat”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” sh.a.
  7. Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra multifunksionale e mirëmbajtjes Korçë”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me zhvillues “ALBGAZ” sh.a.
  8. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Projektim Nënkalimi TEG”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
  9. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Projekti i ndërtimit të rrugës Palasë-Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
  10. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksioni i rrugës Dukaj – Sinanaj”, Bashkia Tepelenë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
  11. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë, Lot 1”, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me zhvillues Bashkinë Lezhë.
  12. Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe kompleks shërbimi në Rrugën Tiranë-Elbasan, Veri Mjull, Bathore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.
  13. Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe kompleks shërbimi në Unazën e Madhe të Tiranës, Segmenti Teg-Farkë, Lundër, Bashkia Tiranë” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.
  14. Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe kompleks shërbimi në Rrugën Tiranë-Elbasan, Jug Mjull, Bathore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.
  15. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik “Silver Sand Resort”, me vendndodhje në zonën Pulaj-Plazh, Velipojë, Bashkia Shkodër” me subjekt zhvillues shoqërinë “Imperial Group” sh.p.k.
  16. Leje Zhvillimi për objektin: “Banyan Tree Hotel-Resort”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dast” sh.a.
  17. Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Znj. Angjele Lapa.
  18. Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel, ambiente shërbimi dhe pishinë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Znj. Zhaklina Dhimojani Blattler.
  19. Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Znj. Zhaklina Dhimojani Blattler.
  20. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “AD-STAR” sh.p.k.
  21. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, Radhimë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Z. Gazmend Cekodhima.
  22. Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit dhe shtyrje afati për objektin: “Kompleksi turistik “Ionian Olea”, Dhërmi, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvilllues Znj. Mirela Papuli.
  23. Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Objekt banimi, shërbime dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Dervish Hima”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gener 2” sh.p.k.
  24. Leje për shtyrje afati për objektin: “Depozita bregdetare të karburanteve, shtesë kapaciteti (V=84354 m3), me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Genklaudis” sh.a.
  25. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 03.12.2020 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA 1996-2018/ Shqiptarët kanë shpenzuar 3.4 miliardë euro për prona jashtë vendit
Previous article ASTRIT PATOZI/ Pse nuk është aq e vështirë "lufta" për ndryshim?

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT