• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ Spiropali: Përfitojnë 14 mijë familje, mbi 50 mijë qytetarë…
Home
Politikë

RINDËRTIMI/ Spiropali: Përfitojnë 14 mijë familje, mbi 50 mijë qytetarë…

28 January, 2021 s.autor Politikë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend, foli në lidhje me procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019. Spiropali theksoi se preken 14 mijë familje dhe mbi 50 mijë persona, duke shtuar se akti normativ do të vijojë edhe për vitin 2021, ku sipas ministres janë 1.5 miliardë lekë të projektuara në funksion të strehimit.

“Në kuadër të Rindërtimit qeveria shqiptar paraqet sot aktin normativ i cili prek 14 mijë familje ose mbi 50 mijë persona të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe të mbetur të pastrehë. Akti i parë që qeveria miratoi pas tërmetit ishte vendimi për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhe dhe ku u parashikua projektimi i një strategjia afatgjate jo vetëm të rimëkëmbjes të qytetarëve të mbetur të pastrehë, por një projeksion i një ndihme sociale dhe një projekti më të madh social në këto 30 vite. Banesa falas dhe infrastrukture rrethuese në të tria këto qarqe.

Duke parë nevojën në vazhdim dhe situatën e vështirë të pandemisë në vitin 2020 kemi vendosur që ky akt normativ të vazhdojë tu japë mundësi familjeve të trajtohen me qira dhe procedure të shpejtuar. Fondi gjatë këtij viti për subvencionimin e qirasë, nga 14 mijë familje, 32% e të cilave në Durrës, 20 në Tiranë, 15 % në Krujë dhe në 8 bashki të qarqeve të ndodhur brenda rrethit të Emergjencave Civile përkon me një buxhet të konsiderueshëm 1.5 miliardë lekë në funksion të strehimit ne vitin 2021.

Projekti i rindërtimit është një projekt i madh social dhe një projekt urbanizmi në disa qarqe. Vetëm 8447 subjekte familje përfitues nga dëmshpërblimet për dëmet nga tërmeti në Tiranë.

Në Bashkinë Kamëz janë 3.4 miliard lekë të vjetra grante. Ka filluar rindërtimi 177 banesave individuale. Ka përfunduar rindërtimi i dy kopshteve dy shkollave. Për ne projekti i rindërtimit nuk është një lëmoshë. Është një vizion i ri për të transferuar qendrën jo vetëm në Qarkun Tiranë, por edhe në Qarkun e Durrësit. Vizioni i Edi Ramës ka treguar se ne dimë që të ndërtojmë edhe në kushte shumë të këqija ndryshe nga ato që shkatërrojnë.”-tha Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Terapitë e reja me antitrupa mund të ulin vdekjet dhe të zvogëlojnë ekspozimin ndaj virusit
Previous article FESTON SOT 85-VJETORIN/ Rama uron Ismail Kadarenë: I ka ngritur gjuhës shqipe monument fantastik...

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT