Vaksina e Pfizer/BioNTech është efektive kundër mutacioneve të COVID të shfaqura në Britani dhe Afrikën e Jugut.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kompanitë, të cilët sqaruan në një deklaratë të përbashkët se “ndryshimet e vogla” të gjetur anë testet që krahasojnë virusin origjinal dhe mutacionet e fundit, “nuk ka gjasa të çojnë në një ulje të ndjeshme të efektivitetit të vaksinës.
Rezultatet inkurajuese bazohen në një analizë më të gjerë se ajo e një javë më parë që u publikua nga kompania farmaceutike në SHBA, Pfizer.
Ndërsa zbulimet tregojnë se nuk ka nevojë për një vaksinë të re për të trajtuar llojet e reja të COVID, Pfizer dhe BioNTech thanë se ata do të përgjigjeshin nëse do të ketë prova se mutacionet mund të ‘mundnin’ vaksinën e tyre aktuale.
Në një deklaratë, kompanitë thanë se do të vazhdonin të monitoronin efektivitetin e vaksinës së tyre “në botën reale”, përfshirë edhe kundër varianteve të reja.


