Zbardhet dëshmia e bashkëshortit që dëmtoi bashkëshorten e tij italiane në Kavajë. Sipas tij, gjatë kohës që po bëhej festa në katin e parë po bëhej shumë zhurmë. Ai është ankuar për zhurmën pasi ishte orë e vonë.
Fillimisht, sipas tij, kanë qenë disa miq të bashkëshortes së tij, të cilët kanë shkuar në dhomën e tij dhe e kanë rrahur. Më pas, në konflikt e sipër, ka shtuar, ka marrë një thikë të vogël dhe ka qëlluar bashkëshorten në pjesën e parakrahut. Policia vijon ta mbaj në Komisariatin e Kavajës, por akoma nuk ka një vendim për të nëse do të ketë apo jo fletë arresti.


