• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUSH I BËN GJITHË KËTO NDËRTIME KUR S’KA PUNË”/ Rama ironizon nga Vaqarri: I thashë, i bën Ndrangheta me mafien
Home
Politikë

“KUSH I BËN GJITHË KËTO NDËRTIME KUR S’KA PUNË”/ Rama ironizon nga Vaqarri: I thashë, i bën Ndrangheta me mafien

27 January, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama nga Vaqarri, njësi administrative e Tiranës, ku ka inspektuar kantierin e lagjes së re që po ndërtohet, ka deklaruar se 27 000 vende pune janë krijuar në vendin tonë vetëm nga rindërtimi.

Gjatë inspektimit Rama bëri edhe një batutë referuar përgjimeve të dala në javën e fundit nga antimafia italiane, mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri, ku lakoheshin edhe zyrtarë të lartë.

“Shkruante njëri në facebook, ore gjithë këto ndërtime kush i bën thoshte këto ndërtime kur s’ka punë. I bën Ndrangheta me mafien i thashë. 27 mijë vende punë të krijuara vetëm nga rindëritm për të gjitha kompanitë shqiptare faktikisht nuk  ka kompani që nuk është përfshirë në proces”, tha Rama.

I shoqëruar në këtë inspektim ka qenë nga ministri arben Ahmetaj i cili tha se “Kompanitë kanë probleme me kapacitetet e punëtorëve dhe inxhinierëve”.

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz “Ndrangheta”. Pas ekzekutimit të urdhër-arresteve u publikuan mbi 1500 faqe përgjime ku mafiozë të grupit famëkeq italian flisnin për planet e tyre për investime edhe në Shqipëri. Edhe kryeministri Rama është shprehur më parë se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhur nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime të mëdha në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Italia rishikon planin e vaksinimit pas vonesave nga Pfizer dhe AstraZeneca
Previous article E RËNDË NË SHKODËR/ Shpërthen bombula e gazit në klasën e parë të shkollës "Ndre Mjeda"

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT