Ish kryetari i gjykatës së rrethit Dibër Qazim Gjonaj, mësohet se është zgjedhur pjesë e strukturave drejtuese në Partinë Demokratike. Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa i cili e ka konsideruar këtë zhvillim një “tmerr”.
Dhjetra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale të cilët kanë kërkuar marrjen e masave për të larguar nga strukturat e PD-së ish funksionarë të lartë të komunizmit.
“Personi qe ka nxjerr kete shkrim quhet Hysen Kica ish i burgosur Politik , Personi qe e ka derguar ne Burg , sot eshte pjese e strukturave te PD ne Diber E ka verifikuar Bujar Nishani Qazim. Gjonaj
Kush ma heq nje kuriozitet A duhet nje dokument per pasterine e figures dhe ku e marrin keta qe kan duart me gjak “, bën thirrje një nga qytetarët që ka denoncuar rastin.



