• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIZNESMENI ITALIAN U GJET I DJEGUR NË MAKINË/ Ekspertët italianë shkojnë në Pukë. Takim me…
Home
Breaking News

BIZNESMENI ITALIAN U GJET I DJEGUR NË MAKINË/ Ekspertët italianë shkojnë në Pukë. Takim me…

27 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri Davide Pecorelli ka vënë në lëvizje autoritetet hetimore të dy vendeve. Report Tv mëson grupi hetimor në Itali kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Mësohet se ato kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku u gjet e djegur makina e Pecorellit, në aksin Gjegjan-Reps në Pukë. Pas inspektimeve ato do të bëjnë takim me homologët shqiptarë në Komisariatin e Pukës.

Vizita e tyre ishte paralajmëruar më herët në mediat italiane. Madje këto të fundit kanë ngritur pretendime se autoritete shqiptare po i pengojnë hetimet, duke lënë shumë “gjëra anash”.

Si ndodhi ngjarja? Report Tv ka zbardhur më herët të gjithë hyrje-daljet e biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri. Mësohet se ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë 5 herë, 4 herë në vitin 2020 dhe një herë në vitin 2021. Hyrje-daljet e tij i ka kryer të gjitha përmes aeroportit të Rinasit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Pecorelli ka ardhur për herë të parë në Shqipëri më datë 24 shtator në vitin 2020. Qëndrimet e tij në Shqipëri kanë qenë 3 ditore deri në 2 javë. Rezulton se Pecorelli ka hyrë në vendin tonë më datë 3 janar nga Italia në orën 16:50 nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Po atë ditë ai mori me qira mjetin tip ‘Skoda Fabia’ e cila u gjet më pas e djegur në aksin Gjegjan-Reps në Pukë. Më datë 4 janar, Pecorelli udhëtoi drejt Shkodrës e në mbrëmje në Pukë ku u akomodua në hotel të cilën e prenotoi për 3 ditë por që qëndroi vetëm për dy ditë.

Një mesazh i dërguar nga WhatsApp për mikun e tij zbulon një tjetër detaj nga ngjarja e rëndë e zhdukjes së sipërmarrësit italian në Shqipëri, Davide Pecorelli. Një shok i tij në Itali, me të cilin Davide Pecorelli ishte gati të niste një biznes në të njëjtin sektor, shprehet se ka marrë një mesazh nga italiani që dyshohet se është djegur në makinën e tij teksa udhëtonte në Pukë.

Davide Pecorelli, 45 vjeç, mendohet se është gjetur në makinën e marrë me qira prej tij, që u gjet e djegur pasditen e 6 janarit në Pukë, ende në rrethana të paqarta. Në makinën e djegur është gjetur një skelet që dyshohet se është i tij. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN, e cila do të krahasohte me atë të familjarëve të ish-arbitrit italian.

Kujtojmë se analiza e ADN-së bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shqipëri, nëse pjesët e kockave të njeriut gjetur në automjetin ku udhëtonte Davide Pecorelli, 45-vjeçari italian i shpallur i humbur prej datës 6 janar, do të analizohen në Itali. Prokuroria e Perugias, e cila në të njëjtën kohë ka hapur procedim penal, ka në dorë ADN-në e vëllait të Pecorelit, të cilat do t’i krahasojë me analizat e ADN të mbetjeve kockore të analizuara në Shqipëri.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb apo shenja dhune. Sipas hetuesve ngjarja është aksidentale dhe bëhet fjalë se eshtrat janë të biznesmenit, por në fund do jetë ADN-ja ajo që do e faktojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK RESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ Policia gjobit 885 qytetarë në 48 orët e fundit
Previous article "ËSHTË PËR INTUBIM..."/ Mësohet arsyeja pse Çiljeta Xhilaga mungoi në emisionin e mëngjesit ku ishte e ftuar, babai i saj...

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT