• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FISKALIZIMI/ Denaj në Berat: Koha për një administratë moderne me standarde evropiane
Home
Politikë

FISKALIZIMI/ Denaj në Berat: Koha për një administratë moderne me standarde evropiane

27 January, 2021 s.autor Politikë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Berat, Stavri Ceca zhvilloi një takim me përfaqësues të enteve publike ku u shpreh se, ka ardhur koha që të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar.

“Ka ardhur koha që ne të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar. Çka do të thotë që, ne nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene dhe kjo lidhet sa me avancimin në teknologji, aq edhe me nismat që ka marrë qeveria shqiptare vitin e kaluar që, biznesi me një qarkullim deri në 14 milionë lekë tatim fitimin e ka zero dhe është rritur pragu i TVSH-së nga 2 në 10 milionë lekë. Çka e bën që 2/3 e bizneseve në të gjithë vendin të punojnë të qetë në aktivitetin e tyre”, u shpreh Denaj.

Ceca shtoi se, në qytetin e Beratit janë 77 ente publike, të cilat do veprojnë me fiskalizimin. “Dua t’ju informoj se ne kemi këtu 77 ente publike, të cilat do veprojnë me fiskalizimin dhe në fazën e parë kemi gati 242 subjekte, ku këto subjekte janë trajnuar 100%. Ne kemi zhvilluar rreth 13 trajnime. Drejtoria Tatimore Beratit i ka asistuar edhe drejtorët për kalimin e faturës elektronike. Fillimisht kanë qenë hapat e parë, me pak vështirësi, por gjithsesi nga trajnimet që kemi bërë me drejtorët, me titullarët, me shefat e financës kjo situatë e ka kaluar”, tha drejtori i tatimeve, Berat.

Që prej 1 janarit ka një detyrim ligjor për të mos pranuar fatura, të cilat nuk janë të fiskalizuara. “Objektivi ka qenë që ne të fillonim nga një marrëdhënie ku entet publike janë të parat, përpara se të fillonim total marrëdhëniet me biznesin”, nënvizoi Denaj.

Janë 3 faza, faza e parë, bizneset që kanë marrëdhënie me entet publike fiskalizohen dhe në vijim bashkë me certifikatën elektronike mundësojmë lëshimin e faturës elektronike. Faza e dytë fillon në 1 korrik dhe është marrëdhënie e bizneseve me njëri-tjetrin, por për ato transaksione që kalojnë nëpërmjet llogarive bankare dhe faza e tretë, në 1 shtator marrëdhëniet me para në dorë, ato që në fund kompletojnë të gjithë procesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO E BESONI/ Për këtë fustan Dior Haute Couture u deshën 800 orë punë (FOTOT)
Previous article PAS PUBLIKIMIT TË VIDEOS NË RRJETET SOCIALE/ E pëson Nusret, prokuroria nis hetimet

s.autor

Postime të ngjashme

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa” Politikë

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa”

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT