• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E ZHDUKUR PREJ 5 DITËSH/ Flet mamaja e 15-vjeçares shqiptare: U nis për në shkollë, telefonin e ka fikur…
Home
Aktualitet
Kronikë

E ZHDUKUR PREJ 5 DITËSH/ Flet mamaja e 15-vjeçares shqiptare: U nis për në shkollë, telefonin e ka fikur…

27 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nxënësja 15-vjeçare, Gentijana Mustafa nga Prizreni, është zhdukur nga dita e premte. Qe nga data 22 janar familja nuk ka njohuri për vendodhjen e saj, ndërsa rastin e kanë raportuar edhe në polici.

Në një bisedë për Gazetën Express, nëna e Gentijanes, Mirdita, tha se vajza është bërë gati për shkollë si çdo ditë, por atë ditë nuk është kthyer në shtëpi. Teksa shton se mësimëdhënësit i kanë thënë se kohët e fundit 15-vjeçarja ka munguar edhe në shkollë.

“Prej të premtës nuk e kam çikën në shtëpi, u nis me shku në shkollë në orën 07:00 të mëngjesit, por nga ajo ditë nuk e kam më çikën. Pa kurfarë lajmërimi, është bë gati më shku në shkollë…Kurgjë nuk na ka lajmëru, s’e kemi pa që është bë gati hiç. E kam pa që i ka bë gati librat në mbrëmje, përveç atë ditë që s’e kam pa se gjithmonë e shihja kur shkojke në shkollë… Kemi folë edhe me mësimdhënësit e shkollës, ata kanë thënë se kohën e fundit s’ka ardhë hiç në shkollë, disa ditë s’ka ardhë hiç në shkollë”, tha nëna e vajzës së zhdukur për Gazetën Express.

Tutje, ajo tha se vajza ka pasur telefon por tashmë atë e ka të fikur.

Ka pas telefon, po çika e ka mbyll telefonin. E kemi lajmëru edhe në polici, por kurfarë lajmi nuk kemi. Ne nuk e dimë ku është çika…Ne prej të premtës kemi prit, po mbrëmë e kemi hap në Facebook rastin e saj”, përfundoi ajo, teksa i luti të gjithë ata që kanë njohuri për vendodhjen e saj ta lajmërojnë familjen ose policinë.

Zhdukjen e saj e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Prizrenit Shaban Osmanollaj tha se policia po vazhdon hetimet për gjetjen e saj.

“Më 22 janar, rreth orës 07:00 mëngje prindi i saj ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti ka ndodhur në rrugën “Arta” në Prizren. Policia po e heton rastin”, tha ai për Gazetën Express.

Ndryshe, familja ka kërkuar që kushdo që ka informacion për vendodhjen e 15-vjeçares të lajmerohen në numrat e telefonit: 044316673 dhe 044191743.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS PUBLIKIMIT TË VIDEOS NË RRJETET SOCIALE/ E pëson Nusret, prokuroria nis hetimet
Previous article KENI KOLLË TË VAZHDUESHME NGA FTOHJA? Mjalti më mirë se antibiotikët

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT