Një nënë nuk ka mundur që të mbajë në krah fëmijën e saj të porsalindur, e as t’ia ndjejë aromën…sot ajo po lufton me jetën te spitali COVID-2 pasi është e infektuar. Gjendja e 28-vjeçares është e rëndë mëson eksluzivisht Report Tv, e shtruar në reanimacion te ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë
Historia e saj është e trishtë, ku na materniteti është transferuar me urgjencë në spitalin COVID-2. Fëmija vijon të jetë në maternitet, nën kujdesin e bluzave të bardha. Probabiliteti që COVID-i të transmetohet nga nëna te fëmija në bark janë rreth 2-5%, por nuk dihet nëse në këtë rast fëmija është i infektuar apo jo.


