• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL FOTO/ Ky është drejtori i Kadastrës në Berat, merrte para në këmbim të lejeve të legalizimit
Home
Aktualitet
Kronikë

DEL FOTO/ Ky është drejtori i Kadastrës në Berat, merrte para në këmbim të lejeve të legalizimit

26 January, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Është arrestuar mbrëmjen e sotme Drejtori i ASHK-së Berat,Ervin Nelaj, 38-vjeç. Mësohet se urdhri pêr arrestimin e zyrtarit është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ndërkohë që arrestimi i tij është kryer rreth orës 18:30 nga forcat e policisë së DPV Berat, në banesën e tij në lagjen “30 Vjetori”.

Arrestimi i Nelaj finalizoi operacionin e koduar “Aluizni”, pas një hetimi 9-mujor, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Nelaj akuzohet për “korrupsion pasiv” gjatë ushtrimit të detyrës në institucionin e ASHK-së Berat.

Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,bëjnë me dije se,drejtori Ervin Nelaj akuzohet se,ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të dhënies së lejeve të legalizimit të pronave e banesave. Nelaj,prej 7-muajsh ishte në krye të ASHK-së Berat,pas punës si inspektor e specialist në ALUIZNIN e Beratit prej 8-vitesh.

NJOFTIMI NGA POLICIA

BERAT
Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRIHET MARRËVESHJA/ Orges Shehi trajner i ri i Tiranës, pritet zyrtarizimi
Previous article PAS ZYRTARIZIMIT TEK CHELSEA/ Trajneri Tuchel: Mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT