Tire Alldervishaj sanitarja e arrestuar për mashtrim pasi mori 800 mijë lekë vajzës së një paceinteje të shtruar në Covid2 rezulton përsëritëse dhe kishte një rrjet bashkëpunëtorësh jashtë spitalit që shenjestronin familjarët e të sëmurëve.
Është ky konkluzioni i hetimeve paraprake arritur nga prokuroria e Tiranës ku ekazaminimi i telefonit të Tires ka zbuluar të tjera biseda kompromentuese ku ajo kërkonte lekë nga të afërmit e pacientëve.
Dyshimet e hetuesve janë se sanitarja në të shumtën e rasteve gënjente të familjarët se do kujdesej për pacientët por në realitet merrte vetëm paratë.
Për të hedhur dritë mbi këtë situatë të rëndë të denoncuar nga familjarët e pacietnëve shtrua rnë covid 2 janë pyetur edhe disa mjekë të cilët kanë mohuar të kenë lidhje me sanitaren duke thënë se kanë zbatuar vetëm protokollin e mjekimit ndaj pacientëve dhe i kanë trajtuar ata njësoj.
Edhe pse hetimet ende janë në fazat paraprake burime të rezervuara për ReportTv thanë se do të ketë të tjerë urdhër arrestesh pasi Tirja ka patur një rrjet bashkëpunëtorësh jashtë spitalit që identifikonin familjarët e më pas i kalonin numrin e sanitares.
E ndërsa ditën e nesërme Sanitarja do të kërkoj heqien e arrestit në Gjykatën e Apelit një tjetër rast është goditur nga policia.
Bëhet fjalë për arrestimin e infermjeres Ronida Hysa 30 vjec pasi rezulton se ka vjedhur paratë e një pacienti që ndërroi jetë në covid2 duke i marrë nga portofoli kartën e bankës dhe pinin e sigurisë.
Këto janë prangat e dyta brenda sptialit Covid2 që hedh policia e Tiranës për veprat penale vjedhje duke shëprdoruar detyrën dhe mashtrim me pasoja të rënda ndaj një infermjereje dhe një sanitare, pjesë e stafit të spitalit “shefqet ndroqi”.


