Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Vlorë. Policia njofton se është plagosur shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë krehjes së zonës, policia ka gjetur një makinë të djegur “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.


