Ajo sot është një nga këngëtaret më seksi të showbizit.
Një bionde e cila njihet për linjat e saj seksi, përveç zërit të saj. Bëhet fjalë për këngëtaren BabyGee.
Këngëtarja seksi e cila i kushton një rëndësi të veçantë çdo paraqitjeje të saj, së fundmi ka ndarë një imazh nga arkiva me fansat e saj.
Në këtë fotografi që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory, BabyGee duket si 14-vjeçare në ditët shkollore.
Madje ajo që i bën fansat të qeshin më shumë, sigurisht është pjesë ku thotë se në atë kohë ka qenë si një djalë vetëm me flokë të gjatë që nuk është grimuar asnjëherë.
“Ditët shkollore, 14-vjeçare këtu. Unë kurrë nuk kam vënë grim. Isha si djalë me flokë të gjata”, kishte lënë mbishkrim ajo.





