• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Fitimet e 10 personave në botë “mund të blejnë vaksina për të gjithë”, pasuria iu rrit me 540 miliardë dollarë
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Fitimet e 10 personave në botë “mund të blejnë vaksina për të gjithë”, pasuria iu rrit me 540 miliardë dollarë

25 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Pasuria e kombinuar e dhjetë personave në botë është rritur për 540 miliardë dollarë gjatë pandemisë së koronavirusit, tha organizata globale kundër varfërisë Oxfam.

Sipas saj, kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të paguar vaksina kundër koronavirusit për të gjithë njerëzit në botë.

Raporti po ashtu zbuloi se pasuria totale e miliarderëve është e barabartë me shpenzimet e të 20 vendeve më të industrializuara në botë për rikuperim nga virusi.

Organizata u bën thirrje qeverive që t’i shqyrtojnë taksat për të pasurit, duke shtuar se “pandemia e koronavirusit ka potencial të çojë në rritje të pabarazisë në pothuajse çdo vend”.

“Virusi i ka ekspozuar, ushqyer dhe rritur pabarazitë ekzistuese të pasurisë, gjinisë dhe racës”, thuhet në raport.

Në mesin e të pasurve që përmend Oxfam janë: Jeff Bezos i Amazonit, Mark Zuckerberg i Facebookut dhe Elon Musk i Teslës.

Pasuria e tyre, sipas organizatës, po ashtu do të parandalonte varfërimin e njerëzve si pasojë e pandemisë.

Raporti thotë se Bezos ka fituar aq shumë deri në shtator të vitit 2020, saqë ai do të mund t’iu jepte të 876,000 punëtorëve të Amazonit nga një bonus prej 105,000 dollarësh dhe ai të mbetej i pasur aq sa ishte para pandemisë.

Raporti u publikua në kohën kur udhëheqësit globalë po mblidhen virtualisht për takimin e Forumit Ekonomik Botëror “Dialogu i Davosit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET/ IGJEUM paralajmëron për nesër: Drini, Buna dhe Vjosa janë rrezik për përmbytje
Previous article COVID-19/ Biznesi fason "humbësi" më i madh në tregti. Eksportet e tekstileve ranë me 128.4 milionë euro

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT