Si pasojë e motit të keq është shtyrë nisja e trageteve nga Bari në portin e Durrësit dhe anasjelltas. tagetet u nisën vetëm në mëngjes për në Bari të Italisë. Ato duhej të niseshin mbrëmë nën orën 23.00. Mbërrijnë në Bari në mesditë.
Ndërkohë edhe tragetet që duhej të niseshin mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit janë nisur vetëm sot më mëngjes në orën 07.00 dhe pritet të mbërrijnë në Durrës pas orës 14.00.
Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë të ankoruara në port deri në qetësimin e motit.


