• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET TURQI-GREQI/ Pas 5 vitesh të tensionuara nesër takim në Stamboll për të gjetur gjuhën e dialogut
Home
Nderkombetare

BISEDIMET TURQI-GREQI/ Pas 5 vitesh të tensionuara nesër takim në Stamboll për të gjetur gjuhën e dialogut

24 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Pas të paktën 5 vite të tensionuara nga pretendimet e tyre rivale për ujërat mesdhetare, këtë të hënë në Stamboll Turqia rinisin bisedimet me Greqinë, cilësuar edhe si një prove e Ankarasë edhe për të përmirësuar raportet me Bashkimin Evropian.

Ndërsa diplomatët thonë se rindërtimi i besimit do të jetë një detyrë e vështirë, bisedimet pasojnë vendimin e Turqisë për të ndaluar kërkimin e saj për gaz në ujërat e diskutueshme të Mesdheut që zemëroi Greqinë dhe Qipron dhe një ftohje të retorikës me BE.

Të dy palët thonë se ka vullnet politik për të përmirësuar marrëdhëniet, por pas viteve tensionesh mbi refugjatët, të drejtat e njeriut, pretendimet detare, ndërhyrjet ushtarake të Turqisë dhe ishullin e ndarë të Qipros, afrimi duket një perspektivë e largët.

Duke shprehur optimizëm, shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm turk tha se ai pa një “dritare mundësie”, por që Ankaraja kishte nevojë të “braktiste këtë vijë të konfrontimit” dhe të kërkonte dialog.

Duke folur me gazetarët në fund të vizitës së tij dy-ditore në Bruksel, Çavusoglu theksoi  se “pozicioni i Turqisë për çështjen e Egjeut nuk ka ndryshuar”.

Edhe para fillimit të bisedimeve me Athinën, të dy palët nuk bien dakord rreth asaj që ata duhet të mbulojnë, me Greqinë që këmbëngul se ata duhet të kufizohen në përcaktimin e kufijve territoriale detare dhe Zonave Ekskluzive Ekonomike.

Ankaraja nga ana tjetër thotë se të gjitha çështjet duhet të trajtohen, duke përfshirë hapësirën ajërore dhe statusin e disa ishujve grekë në Egje.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha para parlamentit se Athina nuk do të diskutojë çështje që ajo i konsideron të drejtat sovrane dhe do t’i qaset bisedimeve me optimizëm por “me naivitet zero”.

“E vetmja gjë e sigurt është qasja pozitive e Athinës. Shpresoj se pala turke do të vijë në këto bisedime në të njëjtën frymë”, u shpreh për mediat vendase ministri i Jashtëm, Nikos Dendias

Diplomatët thonë se do të duhet më shumë sesa një zhvendosje e tonit dhe tërheqja e anijes se Turqisë nga ujërat e diskutueshme për të heshtur thirrjet nga disa shtete të BE për sanksione ndaj Ankarasë, të cilat udhëheqësit e BE do të diskutojnë në mars.

Është me rëndësi jetike për Turqinë dhe Greqinë që ata të zhvillojnë një kornizë të re politike dhe të vazhdojnë dialogun për të shmangur konfliktet e rrezikshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Eksperti britanik: Personat e vaksinuar mund ta përhapin koronavirusin
Previous article RRËFEN NË PRAG TË 85-VJETORIT/ Kadare: Si e shkrova “Pallatin e Ëndrrave” në kulmin e diktaturës, u thyen ligjet e shenjta të letërsisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT