• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDA E PARË TELEFONIKE/ Biden dhe Johnson zotohen për thellim të lidhjeve mes kombeve të tyre
Home
Nderkombetare

BISEDA E PARË TELEFONIKE/ Biden dhe Johnson zotohen për thellim të lidhjeve mes kombeve të tyre

24 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidenti amerikan, Joe Biden, janë zotuar më 23 janar për thellim të lidhjeve në mes të dyja shteteve dhe të bashkëpunojnë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Në bisedën e tyre të parë telefonike, prej kur Biden ka marrë pozitën e presidentit, Johnson ka përgëzuar Bidenin, është thënë në një deklaratë nga zyra e kryeministrisë britanike.

Aty është thënë edhe se të dy liderët kanë gatishmëri për “të thelluar aleancën e ngushtë në mes të kombeve tona”.

Kjo thirrje telefonike ka ardhur një ditë pasi Biden ka folur me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, njëherësh liderin e parë të huaj prej inaugurimit më 20 janar.

Ai më vonë ka folur edhe me presidentin e Meksikës, Andrés Manuel López Obrador.

“Më vjen shumë mirë që fola me presidentin Joe Biden”, ka thënë Johnson në Twitter.

Liderët është thënë të kenë diskutuar edhe ndonjë marrëveshje potenciale për tregti të lirë në mes të Britanisë dhe SHBA-së.

Johnson “ka theksuar qëllimin e tij për të zgjidhur çështjet tregtare ekzistenciale sa më shpejt që është e mundur”, është përmendur në deklaratë.

Mbretëria e Bashkuar ka rikthyer kontrollin e politikave për tregti kombëtare këtë muaj, pas përfundimit të periudhës tranzitore të Brexitit, mirëpo një marrëveshje e re tregtare në mes të aleatëve është prioritet më i madh për Johnsonin sesa për Bidenin.

Johnson mes tjerash ka mirëpritur vendimin e Bidenit për të rikthyer SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kryeministri britanik ka pëlqyer edhe përkushtimin e Bidenit për të arritur në emetime zero deri më 2050./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEJONIN NDËRTIMET PA LEJE KUNDREJT RRYSHFETIT/ GJKKO jep masën e sigurisë për Dritan Nikollin dhe Ermal Bacin
Previous article U ARRESTUAN PËR KONTRABANDË MALLRASH NGA RINASI/ Gjykata vendos masën e sigurisë për 9 persona, mes tyre 4 doganierë (EMRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT