• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET NË BYPASS-IN E VLORËS/ Balluku: Zgjidhëm problematikat me shpronësimet, ritme të përshpejtuara për të përfunduar para afatit
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET NË BYPASS-IN E VLORËS/ Balluku: Zgjidhëm problematikat me shpronësimet, ritme të përshpejtuara për të përfunduar para afatit

23 January, 2021 Delo.autor Politikë

Në kantieret e bypass-it të Vlorës punimet po ecin me ritme të shpejta, pavarësisht kushteve të paqëndrueshme të motit. Janë realizuar afro 70% e punimeve për këtë vepër, ndërsa ka marrë zgjidhje edhe problematika me shpronësimet, sa i takon zonës së Kaninës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, inspektoi pikërisht kantierin në zonën e Kaninës, ku po punohet me intensitet të lartë.

Krahas hapjes së trasesë dhe asfaltimit të një pjese të saj, po punohet njëkohësisht edhe për ndërtimin e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti, për të bërë të mundur përfundimin e të gjithë segmentit brenda afatit të parashikuar.

Duke informuar për ecurinë e punimeve, kreu i ARRSH tha: “Në 10 kilometrat e parë të aksit, tashmë 7 km kanë përfunduar me konglomerat. Mbeten pa asfaltuar 2.5 kilometra në pjesën e zonës së varrezave, e cila po vazhdon me ritme të larta. Janë spostuar të gjitha linjat e tensionit të mesëm dhe të lartë në zonë. Ndërsa për pjesën fundore nga kilometri 20 deri në kilometrin 29 çdo gjë ka përfunduar, jemi në asfalt dhe sipas parashikimeve do fillojmë me sigurinë rrugore”.

Për ministren Belinda Balluku koordinimi mes të gjitha institucioneve si dhe bashkëpunimi i banorëve, bëri të mundur zgjidhjen e problematikës së shpronësimeve, duke i hapur rrugë përparimit të punimeve.

“Pas një periudhe jo pak të vështirë përsa i përket procesit të shpronësimit, por me një bashkëpunim shumë të mirë, që kemi pasur mes të gjitha palëve dhe sigurisht dhe me mirëkuptimin e banorëve të Kaninës, kemi nisur punën dhe tashmë në këtë zonë, e konsideruar si zona më e komplikuar e këtij projekti ka filluar të punohet me ritme të mira”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë falënderoi Delegacionin e Bashkimit Europian për mbështetjen financiare të këtij projekti, me rëndësi të veçantë sa i takon zhvillimit të turizmit, pasi lehtëson aksesin drejt një prej zonave me potencial të madh turistik, siç është bregdeti i jugut.

“Kjo është një nga veprat më të rëndësishme të jugut pasi është pjesë e atij gjerdanit infrastrukturor, të cilin unë e përsëris gjithmonë, që nis nga  bypass-i i Fierit, të dorëzuar para pak muajsh, duke vazhduar me aeroportin e Vlorës, për të cilin shpresojmë  të përfundojë gara, duke ditur shumë mirë që ky vit i pandemisë ka ndikuar mjaft keq të gjithë industrinë e aviacionit, por që ne jemi shpresëplotë që do kemi një rezultat pozitiv dhe më pas vijmë tek kjo pjesë kaq e rëndësishme që është bypassi- i Vlorës, e duke u lidhur me tunelin e Llogarasë, i cili tashmë është në fazën finale proceduriale. Kështu aksesi në jugun e vendit do jetë në një kohë shumë të shkurtër dhe në akse me cilësi shumë të lartë dhe me siguri rrugore”, theksoi Balluku.

Bashkëpunimi mes institucioneve, për të çuar para këtë projekt u vlerësua edhe nga kryebashkiaku Leli, i cili theksoi se “të gjitha këto investime në infrastrukturës, përfundimi i bypass-it të Fierit, vazhdimin me baypass-in e Vlorës, i cila do të jetë ajo arteria kryesore për në jugun e Shqipërisë, plotësohet ansambli i investimeve në infrastrukturën rrugore”.

Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash dhe përfundimi i kësaj vepre pritet të lehtësojë ndejshëm qarkullimin, veçanërisht gjatë sezonit turistik, në drejtim të bregdetit të jugut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI/ Përgjimet e Mafies italiane në Tiranë: Më ka telefonuar këshilltari i presidentit. Do prezantoj dhe vete Metën!
Previous article KORONAVIRUSI/ Regjistrohen 11 viktima dhe 347 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Delo.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT