• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JOE BIDEN NIS NGA PUNA/ Shtëpia e Bardhë do të rishikojë marrëveshjen e Trumpit me talibanët
Home
Nderkombetare

JOE BIDEN NIS NGA PUNA/ Shtëpia e Bardhë do të rishikojë marrëveshjen e Trumpit me talibanët

23 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara synojnë të rishikojnë marrëveshjen e arritur me talibanët vitin e kaluar, ashtu që të vërtetojnë nëse grupi militant është duke realizuar përkushtimet e bëra sipas marrëveshjes afgane për paqe. Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, ka folur me homologun e tij afgan, Hamdullah Mohib, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë më 22 janar.

Sipas marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, të nënshkruar në shkurt të vitit të kaluar, të gjitha forcat e huaja do të largohen nga Afganistani në maj të vitit 2021, në këmbim të ofrimit të garancive për siguri nga grupi militant, përfshirë shkëputjen e lidhjeve me Al-Kaidën.
Disa talibanë të burgosur shihen duke u liruar nga një burg në Bagram, Afganistan. Qeveria afgane dhe negociatorët talibanë kanë bërë përparim të vogël prej kur kanë nisur bisedimet në Katar, në vjeshtë të vitit 2020. Ulja e shkallës së dhunës dhe thirrjet për armëpushim, kanë qenë ndër temat kyçe të diskutimit.

Sullivan ka theksuar se administrata e re Biden “do të mbështesë procesin e paqes përmes përpjekjeve diplomatike, të cilat synojnë t’iu ndihmojnë palëve të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme dhe armëpushim të përhershëm”, është thënë në deklaratë. Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë edhe marrëveshjen e arritur në kohën e administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, “për të vërtetuar nëse talibanët janë duke vepruar sipas përkushtimeve për të shkëputur lidhjet me grupe terroriste, për të ulur shkallën e dhunës në Afganistan, dhe nëse po marrin pjesë në negociata kuptimplota me Qeverinë afgane”.

Sullivan dhe homologu i tij afgan kanë diskutuar edhe “mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për mbrojtje të arritjeve të jashtëzakonshme të grave, vajzave dhe grupeve pakicë në Afganistan, në kuadër në procesit të paqes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJI I XHENXHEFILIT/ Zbuloni përfitimet shëndetësore
Previous article "DO E HEQËSH ATË SHKOLLËN E VJETËR..."/ Rama jep porositë për projektet e rehabilitimit në Berat: Nuk keni durim...

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT