• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TË VEPROJMË TANI”/ Biden nuk humb kohë, firmos urdhra të rinj ekzekutivë kundër urisë dhe pasigurisë financiare
Home
Nderkombetare

“DUHET TË VEPROJMË TANI”/ Biden nuk humb kohë, firmos urdhra të rinj ekzekutivë kundër urisë dhe pasigurisë financiare

23 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Këto akte ekzekutive merren ndërkohë që Kongresi analizon propozimin për një paketë stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh të parashtruar nga presidenti.

Duke prezantuar aktet ekzekutive, zoti Biden theksoi situatën kritike ekonomike në vend:

“Nënpresidentja Harris dhe unë u informuam nga ekipi ekonomik. Vazhdojmë të jemi në një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull që ka çuar në krizën ekonomike që ka ndikuar rëndë në tregun e punës. Kriza vetëm po thellohet”, tha presidenti.

Urdhrat synojnë të shtojnë ndihmat ushqimore, ta bëjnë më të lehtë për personat në nevojë që të kërkojnë asistencë sociale si dhe të mbrojnë të papunët, ndërkohë që rrisin pagën minimale në 15 dollarë.

“Nuk mund t’i lëmë njerëzit të uritur. Nuk mund t’i lëmë të dëbohen nga shtëpitë. Nuk mundemi dhe nuk do t’i lëmë. Nuk mund të lejojmë që të humbin punën. Duhet të veprojmë tani”.

Një nga urdhrat ekzekutivë të presidentit kërkon nga Departamenti i Bujqësisë të ndryshojë rregulloret për ndihma ushqimore, në mënyrë që qeveria t’u ofrojë më shumë fonde nevojtarëve.

Fëmijët që nuk hanë dot mëngjes e drekë në shkollë për shkak të mbylljeve nga koronavirusi mund të përfitojnë nga një rritje prej 15% e ndihmave ushqimore. Familjet me të ardhura të ulëta mund të kërkojnë mbështetje nga Programi për Ndihmë Ushqimore. Formula e përdorur për të llogaritur shumën që merr një familje do të lejojë ndihma më të mëdha, sipas një përllogaritjeje që Shtëpia e Bardhë ndau me agjencitë e lajmeve.

Vendimet e Presidentit Biden nuk zëvendësojnë paketën e ndihmës që pritet të miratojë organi legjislativ tha zoti Deese.

Rreth 16 milionë njerëz marrin aktualisht një ndihmë financiare në formë kompensimi në rast papunësie, ndërsa rreth 29 milionë rezultojnë se nuk kanë mjaftueshëm të ardhura për të siguruar ushqim. Gratë, pakicat dhe punonjësit e shërbimeve me të ardhura të ulëta janë dëmtuar më rëndë krahasuar me kategori të tjera. Komuniteti afrikano-amerikan dhe hispanik përballet me nivele më të larta të papunësisë krahasuar me punonjësit e bardhë.

I pyetur lidhur me procesin për gjykimin e ish-presidentit Trump në Senat, zoti Biden tha:

“Nuk kam dëgjuar gjë për hollësitë akoma, por mendoj se nevojitet pak kohë që administrata jonë të vihet në punë. Dua të falenderoj Senatin që miratoi Sekretarin e Mbrojtjes. Duket se do të kemi edhe Sekretarët e Thesarit dhe të Shtetit. Sa më shumë kohë të kemi për të filluar punën në përgjigje të krizës, aq më mirë,” tha zoti Biden.

Si një tregues prove se cili mund të jetë qëndrimi i republikanëve në raport me planet e Presidentit Biden për të miratuar paketën e ndihmës mbi koronavirusin, investimet në infrastrukturë dhe rritjen e taksave, Komisioni i Senatit për Financat votoi unanimisht të premten pro kandidaturës së Janet Yellen për postin e sekretares së Thesarit, duke i hapur rrugë konfirmimit të saj në Senat.

Ligjvënësit republikanë kanë vënë në pikëpyetje shumën e ndihmës për pandeminë dhe propozimin e Presidentit Biden prej 2 trilionë dollarësh për infrastrukturën, projektet e energjisë së gjelbër, arsimin dhe kërkimin shkencor.

Shpresat e Presidentit Biden për të bërë përpara me shpejtësi me axhendën e tij legjislative dhe emërimet në kabinet pritet të ndërlikohen nga nisja e gjyqit në Senat ndaj ish-Presidentit Donald Trump në fillim të javës së ardhshme dhe mosmarrëveshjet dypartiake për çështje të ndryshme në një Senat të ndarë në mënyrë të barabartë. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI NË TIRANË/ Makina në pronësi të një ndërtuesi (EMRI)
Previous article PUBLIKON VIDEON NGA THUMANA/ Rama: Infrastruktura e re po i jep trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT