• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E BUJSHME/ Përgjimet e Ndrangheta-s, në dosjen e mafies del ILIR META: Do të prezantoj ty me presidentin e SHQIPTARËVE
Home
Politikë

E BUJSHME/ Përgjimet e Ndrangheta-s, në dosjen e mafies del ILIR META: Do të prezantoj ty me presidentin e SHQIPTARËVE

22 January, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”.

Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit ‘Detyrim paraqitje’.

Në dosjen e plotë të siguruar nga Report TV mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në ‘Ndrangheta’ kishin me shqiptarët.

Një prej personave më të rëndësishëm të arrestuar në Itali, Antonio Gallo, i njohur me nofkën “Princi” në Ndrangheta rezulton se prej 3 vitesh ka një biznes në Shqipëri.

Ortaku i tij është Henrik Baçi, 40 vjeç, i cili i në listën e 47 të hetuarve nga antimafia italiane dhe në Itali rezulton me ‘arrest shtëpie’.

Pavarësisht nga keqkuptimet dhe pozicioni në të cilin ai ishte gjendur, Antonio Gallo kishte të gjithë interesin për të mbajtur ekipin të bashkuar sepse deri tani, si Brutto-t, dhe D’Alessandro-t, ortakët e tij, ishin të vetëdijshëm për shumë gjëra që kishin të bënin me jetën e tij private dhe bizneset.

Në një takim mes Gallos dhe D’Alessandro-t dhe diskutimi ishte shumë i fortë. Në fillim Gallos iu kërkua që që të përjashtonte Tommaso Brutto-n dhe Saverio Brutto-n dhe më pas të rinovonte marrëdhënien e besimit që kishte lindur disa muaj më pare, shkruan Report TV.

Ercole D’Alessandro iu turr biznesmenin dhe e akuzoi atë për atë që kishte bërë deri në atë moment:

“Së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë!

Dhe unë nëpërmjet BRUTTO!

Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me presidentin e Republikës së shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…”

Në dosje flitet dhe për kontakte të tjera, madje dhe me një ministër dhe për marrjen e disa lejeve për ndërtime në Tiranë, duke përfituar nga “njohjet” në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ nuk certifikon listat e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së e Nismës
Previous article ALFRED PEZA/ Nuk mund ta mundësh dot Edi Ramën me armët e veta!

F.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT