• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Dr. Fauci rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, në rolin e zëdhënësit për COVID
Home
Nderkombetare

SHBA/ Dr. Fauci rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, në rolin e zëdhënësit për COVID

22 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Dr. Anthony Fauci është rikthyer në dhomën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Dr. Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend, u caktua nga Presidenti Joe Biden me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit pasi u mënjanua në muajt e fundit nga ish-presidenti Donald Trump.

Dr. Fauci tha se administrata e re do të “jetë plotësisht e hapur dhe e sinqertë” në trajtimin e pandemisë dhe, në një koment të nënkuptuar si kritikë ndaj administratës Trump, tha se gjithçka tani do të jetë e “bazuar në shkencë dhe prova”.

I pyetur nëse ndihet më pak i kufizuar në komunikimet me administratën e re, Fauci u përgjigj: “është çliruese të mund të flasësh për atë që di, atë që thotë shkenca”.

Dr. Fauci, i cili u sulmua në mënyrë të përsëritur nga ish-presidenti Trump për pikëpamjet e tij mbi pandeminë, foli për të rejat e fundit mbi variantin e ri më ngjitës të Covid-19 dhe pandeminë e cila deri më tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 400,000 amerikanëve.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në një gjendje shumë serioze në lidhje me pandeminë globale, por ai tha tani, duket se numri i infeksioneve “ka arritur një pikë më të qëndrueshme”.

Dr. Fauci u pyet gjithashtu nëse administrata e Presidentit Biden do të jetë në gjendje të punojë me ndonjë prej planeve të lëna nga administrata e mëparshme për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave ose nëse ato thjesht nuk ekzistonin.

Dr. Fauci ishte i qartë se ekipi i ri “nuk po fillonte punën nga e para” dhe do të ishte e pasaktë të thuhej se nuk ka patur asnjë plan kundër pandemisë.

“Ne jemi duke sjell ë ide të reja, por po shqyrtojmë edhe disa ide të administratës së mëparshme që nuk ishin ide të këqija”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Momenti kur gati sa nuk "plas" sherri mes Kloppit dhe trajnerit të Burnleyt
Previous article "JEMI SHOQE JO MOTRA..."/ Pas deklaratës së Suelës reagon Arjana: Kur e tha atë nuk u ndjeva keq, por...

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT