Gazeta prestigjioze britanike “The Times” raporton se është një hap transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpooli.
Sipas të përditshmes britanike, Barça e ka rritur ofertën për brazilian në 160 milionë euro në total, 120 si pagesë bazë dhe 40 milionë tjera bonuse, duke i përmbushur kështu kërkesat e Liverpoolit, i cili kërkoi më shumë para për yllin e vet madhështor, transmeton Express.
Bonuset do të jenë të arritshme pasi në to nuk kërkohet që Coutinho ta fitojë Topin e Artë, për dallim nga oferta e verës, të cilën Liverpooli e kishte refuzuar sepse Barcelona do t’ia paguante bonuset asaj vetëm nëse braziliani do ta fitonte Topin e Artë me fanellën e klubit katalan.
Oferta e re e klubit katalan do t’i bëjë “Të kuqtë” ta lejojnë asin e tyre të largohet, veçanërisht pasi ka ndryshme thelbësore në të sa i përket bonueseve, të cilat kapin shifrën 40 milionë euro në total.