• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 678 raste të reja me koronavirus, ja sa humbje jete ka në 24 orët e fundit
Home
Sociale

DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 678 raste të reja me koronavirus, ja sa humbje jete ka në 24 orët e fundit

21 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shifra të larta nga COVID-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se janë 678 raste të reja dhe 5 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID:

“Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19”, apelon MSH.

Janë kryer 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 678 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)
Raste të reja ditore 678
Të shëruar në 24 orë 457
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3088

Testime totale 324,460
Raste pozitive 69,916
Raste të shëruara 42,426
Raste Aktive 26,194
Humbje jete 1296

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15302
Fier 1944
Durrës 1478
Shkodër 1341
Elbasan 1082
Vlorë 1026
Lezhë 961
Korçë 888
Berat 799
Gjirokastër 502
Dibër 486
Kukës 385

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E PRANUAN BRENDA NË LOKAL/ Klienti përleshet me pronarin me sëpata e pistoleta në Babrru
Previous article E RËNDË NË GREQI/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, dyshohet se përdhunoi 15-vjeçaren me probleme mendore

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT