• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTAN FUGA: Këta katunarët i kanë rrit çmimet e preshit, analistat bëjnë llam llam kot
Home
Blog

ARTAN FUGA: Këta katunarët i kanë rrit çmimet e preshit, analistat bëjnë llam llam kot

5 January, 2018 Redaktor2 Blog

Nëpunësi do lekë që ta kryejë një punë që i takon ta bëjë. Një individ i zënë materialisht dhe një pa shumë burime financiare trajtohen në mënyrë të pabarabartë nga nëpunësit.

Analistat bëjnë llam llam kot. Politikani do pushtetin, kurse fushatat që bën janë thjesht llafe.

Kush merret me politikë do të fitojë vetë prej politikës dhe jo t’u shërbejë të tjerëve.

Nuk dihet se çfarë hamë. Diplomat në Shqipëri nuk kanë vlerë.  Nuk mund të bëhesh i pasur pa qenë mashtrues diku. Deputetët nginjen duke ndejtur. Intelektualët janë shërbëtorë të politikanëve.

Pa mik ose parà nuk zë dot një vend pune. Ai që bën lart në karrierë është servil dhe mashtrues, sepse i ndershmi nuk mund të ngjitet dot. Lajmet e mediave gënjejnë. Hajdutët ordinerë janë si ëngjëj po t’i krahasosh me vjedhësit që abuzojnë me pushtetin. Merru me politikë nëse do të kapësh një vend pune para të të tjerëve.

Të takosh një deputet, një këshilltar apo një kryetar bashkie për t’i qarë një hall, është po aq vështirë sa të takosh Zotin. Ne si komb po mbarojnë, të gjithë duan të ikin.

Askush nuk beson se politika shqiptare dëshiron të integrohet në BE. Vota shitet sepse nuk ka pikë vlere. Votoj atë që më gjen një vend pune.

Pasuritë e Shqipërisë vidhen nga grupe politiko-financiare që janë komplet jashtë kontrollit. Në Shqipëri nuk ka as sporte, por ka ministri sportesh, as kulturë, por ka ministri kulture, rinia ikën, por ka ministri rinie.

E vetmja gjë e vërtetë që mund të bëjë një burrë i ndershëm është të luajë loto, të pijë një gotë, dhe të bëjë muhabet me burra të tjerë të ndershëm. Në spital vdes nuk shërohesh.

Vallaj i persekutum kam qenë, por jemi më keq se në kohën e xhaxhit. Ishallah nuk më fton në dasmën e çunit, se për Zotin nuk kam se çfarë t’i hedh.

Ku e gjejnë këtë karburant këta me mijra maqina! Cfarë e do librin! Rrejnë të gjithë.

Ta coj gocen – cunin – për një master dhe pastaj ta nis në Gjermani. Ftohtë, shi.

U kënaqëm ke Gabi, gjeta një çantë që për Zotin duket si e re. Këta katunarët i kanë rrit çmimet e preshit. Kur kam qenë magazinier ushtrie kishte rregull atëhere.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Kur Meta besonte se LSI del forcë e parë. PS-PD nuk marrin dot asnjë
Previous article Skandali i sekreteve të Trump/ Kush është shkrimtari i librit më të përfolur të momentit në botë

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT