• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TIRANA NUK KA VDEKSHMËRINË…”/ Alimehmeti poston shifrat dhe tregon qarqet problematike nga COVID-19
Home
Sociale

“TIRANA NUK KA VDEKSHMËRINË…”/ Alimehmeti poston shifrat dhe tregon qarqet problematike nga COVID-19

21 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nëse i torturon mjaftueshëm të dhënat, ato do të rrëfehen”. Cit.: Prof. Ronald H. Coase. Miqtë e mi, është koha t’i hedhim një sy më të hollësishëm të dhënave tona zyrtare! Sllogani “Test, Test, Test” i OBSH-së tashmë na del dhe në ëndërr por rëndësinë e vërtetë ndoshta e kemi anashkaluar.

Le të shohim të dhënat tona dhe të kuptojmë më shumë! Ministria e Shëndetësisë na ofron përditë një buletin të dhënash që ka nevojë për një përpunim më të qartë në mënyrë që të jetë më i përtypshëm për popullatën e gjerë.

Eshtë krijuar përshtypja e rreme se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe të vdekshmërisë, ku shohim se Tirana ka pasur 30.500 raste, ndërsa qarku i dytë është Fieri me 5.855 raste ku gabimisht duket sikur Tirana ka 5.2 fish më shumë raste.

Kjo është pjesërisht e kuptueshme sepse është qarku me numrim më të lartë të popullsisë dhe me dendësinë më të lartë të saj, por VETËM PJESËRISHT!

Për të rregulluar këtë fenomen mjafton të shprehen të dhënat për çdo 100.000 banorë dhe jo në vlera absolute.

Nëse e bëjmë vërejmë se rastet e evidentuara për 100.000 banorë sipas qarkut riformatohen shumë.
Në detaj:

Berat 2.373 raste
Dibër 1.394 raste
Durrës 1.931 raste
Elbasan 1.510 raste
Fier 2.020
Gjirokastër 3.616
Korçë 1.733
Kukës 2.083
Lezhë 2.725
Shkodër 1.971
Tiranë 3.366
Vlorë 2.184

Vini re se si tashmë numrin më të lartë e ka Gjirokastra dhe Tirana del në vend të dytë.
Të njëjtin kuadër shohim edhe me humbjet e jetës.

Në total, Tirana ka 534 humbje jete dhe i dyti vjen Durrësi me 133 humbje jete, pra duket sikur Tirana ka 4-fish më shumë vdekje.

Nëse e bëjmë llogarinë për 100.000 banorë, Tirana mbetet e para por shifrat janë shumë më të përafërt dhe tani diferenca me Durrësin nuk është 401% por 22% (ridimensionim 401/22 = 18 herë më i ulët).
KUJDES: Siç e dimë të gjithë, diferenca ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjerë nuk është vetëm numri i popullatës, por është edhe fakti se Tirana është zona më e fuqishme ekonomike, administrative dhe politike.
Këtë e vëmë re shumë lehtë në numrin e testimeve të kryera në Tiranë në krahasim me qarqet e tjera.

Në krahasim me Tiranën, për çdo 100.000 banorë:
Berati ka bërë 4.5 fish më pak testime

Dibra ka bërë 5.2 fish më pak testime

Durrësi ka bërë 4.2 fish më pak testime

Elbasani ka bërë 7.4 fish më pak testime

Fieri ka bërë 8.0 fish më pak testime

Gjirokastra ka bërë 2.2 fish më pak testime

Korça ka bërë 6.7 fish më pak testime

Kukësi ka bërë 2.5 fish më pak testime

Lezha ka bërë 3.4 fish më pak testime

Shkodra ka bërë 4.3 fish më pak testime

Vlora ka bërë 5.4 fish më pak testime

Duke e ditur që “TEST, TEST, TEST” është strategjia e duhur, vëreni se si përqindjet më të ulëta të testimeve pozitive vërehen pikërisht në qarqet ku është testuar më shumë për çdo 100.000 banorë, ku tashmë duket se Tirana është qarku më i mirë, pra me përqindjen më të ulët.

Në detaj:

Berati 43.8%

Dibra 29.5%

Durrësi 33.7%

Elbasani 45.9%

Fieri 66.4%

Gjirokastra 32.5%

Korça 47.7%

Kukësi 21.3%

Lezha 38.6%

Shkodra 34.4%

Tirana 13.8%

Vlora 48.7%

E për më shumë, për ata që ende kanë dyshime që rritja e testimeve është faktor kyç, vëreni se si numri i rasteve dhe i vdekjeve është më i ulët pikërisht në qarqet ku kryhen më shumë testime.

Në detaj, për çdo 1.000 testime:

Berati ka 438 raste

Dibra ka 295 raste

Durrësi ka 337 raste

Elbasani ka 459 raste

Fieri ka 664 raste

Gjirokastra ka 325 raste

Korça ka 477 raste

Kukësi ka 213 raste

Lezha ka 386 raste

Shkodra ka 344 raste

Tirana ka vetëm 138 raste

Vlora ka 487 raste.

E njëjta gjë vërehet me humbjet e jetës, ku për çdo 1.000 testime:

Berati ka 7.7 humbje jete

Dibra ka 4.2 humbje jete

Durrësi ka 8.0 humbje jete

Elbasani ka 13.8 humbje jete

Fieri ka 13.4 humbje jete

Gjirokastra ka 4.7 humbje jete

Korça ka 9.4 humbje jete

Kukësi ka 3.9 humbje jete

Lezha ka 6.1 humbje jete

Shkodra ka 6.5 humbje jete

Tirana ka vetëm 2.4 humbje jete

Vlora ka 6.1 humbje jete.

Shifrat janë kokëforta miqtë e mi dhe nuk të lënë të hamendësosh. Prandaj shtimi i testimeve të shpejta është element kyç dhe duhet të liberalizohen dhe të përdoren masivisht. Duke testuar më shumë duket sikur shifrat shkojnë më keq në afatshkurtër, por në fakt thjesht na vënë në dukje atë çka ndodh realisht me apo pa testime, por duke na mundësuar veprimin, i cili në mangësi testimesh është detyrimisht më pak i informuar dhe më i pasaktë.

 

Shifra dhe Tabela/ Tirana nuk ka vdekshmërinë më të

Shifra dhe Tabela/ Tirana nuk ka vdekshmërinë më të

Shifra dhe Tabela/ Tirana nuk ka vdekshmërinë më të

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMUESI I ÇUDIRAVE/ Histori e pabesueshme, kur ylli Vardi luante me byzylyk elektronik në kavilje
Previous article "MË JANË BËRË KËMBËT GJAK..."/ Habit Atdheu: Kam bërë burg për dashurinë...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave Aktualitet

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër Aktualitet

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT