• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KISHTE POSTUAR PËRMBAJTJE QË MBRONTE…/ Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA
Home
Nderkombetare

KISHTE POSTUAR PËRMBAJTJE QË MBRONTE…/ Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

21 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut.

Vendimi i Twitter vjen një ditë pasi administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e përcaktoi politikën e Pekinit ndaj pakicave etnike dhe fetare në këtë rajon si “gjenocid”.

“Ne kemi ndërmarrë veprime bazuar në shkeljen e politikës sonë kundër çnjerëzimit”, tha një zëdhënës i Twitterit. “Ne ndalojmë çnjerëzimin e një grupi bazuar në fenë, etninë, moshën, aftësinë e kufizuar, sëmundjen e rëndë ose origjinën”, tha zëdhënësi.

Llogaria e Ambasadës Kineze në fillim të këtij muaji postoi një cicërimë në të cilën thuhej se gratë ujgure nuk ishin më “makina për të bërë fëmijë”, duke cituar një studim të raportuar nga gazeta e mbështetur nga shteti, China Daily.

Postimi u hoq nga Twitter, i cili e zëvendësoi atë me një etiketë ku thuhej se nuk ishte më në dispozicion. Twitter fsheh postimet që përbëjnë shkelje të politikave të tij.

Pompeo: Kina është duke kryer gjenocid kundër ujgurëve

Një ditë para përfundimit të mandatit presidencial të Donald Trump, administrata e tij deklaroi se Kina po kryen “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” me trajtimin e saj ndaj ujgurëve etnikë dhe njerëzve të tjerë kryesisht myslimanë autoktonë në rajonin e Ksinjiangut.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se të paktën 1 milion ujgurë etnikë dhe njerëz të tjerë kryesisht myslimanë në Ksinjiang janë detyruar të futen në kampe internimi, megjithëse Pekini këmbëngul se objektet janë “qendra të arsimit profesional” që synojnë të ndihmojnë njerëzit të largohen nga terrorizmi dhe të integrohen në shoqëri.

Vetë Twitter është bllokuar në Kinë, por diplomatët e vendit dhe media shtetërore shpesh e përdorin këtë platformë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIDEN I ÇMENDUR PAS MAKINAVE/ "Dashuria e madhe" nga e cila duhet të heqë dorë (FOTOT)
Previous article 10 VITE NGA "21 JANARI"/ Artan Hoxha: Rihetimi i kërkuar nga policia shpëton...

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT