Joe Biden është zyrtarizuar sot si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni inagurimi që u zhvillua e qetë, por nën masa të rrepta sigurie.
Shumë gjëra ndodhën sot, përfshirë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, teksa vëmendje mori senatori amerikan Bernie Sanders.
Gjatë inagurimit të Biden, ai u shfaq i ulur në karrige me maskë, pa kostum zyrtar, me pantallona dhe xhup, këpucë të thjeshta dhe dorashka.
Ai shihet të mbajë në dorë dhe një zarf poste. Dorashkat e Sanders janë bërë nga një mësues shkolle në Vermont, i cili i ka modeluar ato nga pulovrat e ricikluara dhe shishet plastike.



