Presidenti i 46 i SHBA, Joe Bien, ka bërë betimin në Kapitol ku po mbahet edhe ceremonia e inaugurimit.
Ai u betua me asistim të Kryetarit të Gjykatës së Lartë John Roberts. Biden bëhet zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Më herët, mes 1 mijë të pranishmëve është vënë re edhe prezenca e ish-presidentëve Bill Klinton dhe Barack Obama. Si edhe zëvendësit të Trump, Mike Pence.
Ndërkohë nisja e ceremonisë në Uashington është shoqëruar me një incident. CNN raporton se në Gjykatën Supreme ka pasur një alarm për bombë, por ndërtesa nuk është evakuuar.


