Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur në Kapitol për ceremoninë e inagurimit, i shoqëruar nga bashkëshortja Jill Biden.
Krah tij është shfaqur edhe zëvendës presidentja, Kamala Harris me bashkëshortin. Ajo që vihet re është se të katërt janë të pajisur me maska.
Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin Biden gjatë hyrjes në ndërtesën e Kapitolit. Presidenti pritet të bëjë betimin pak minuta më vonë.
Në inagurimin e Biden, marrin pjesë ish presidentët Bush dhe Obama, Clinton si dhe zv/spresidenti i administratës Trump, Mike Pence.
Joe Biden gjatë inaugurimit në Capitol nuk ka harruar të falenderojë bashkëshorten Jilly Biden e cila sot gjithashtu bëhet Zonja e Parë. ‘’Unë të dua, Jilly, dhe nuk mund të isha më mirënjohës që të kisha me vete në udhëtimin tim.’’- shkruan Biden.
I love you, Jilly, and I couldn’t be more grateful to have you with me on the journey ahead. pic.twitter.com/V4GUXAKSKg
— Joe Biden (@JoeBiden) January 20, 2021


