• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKELËN RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR/ Policia arreston 37 drejtues mjetesh në Tiranë, gjobiten qindra të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHKELËN RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR/ Policia arreston 37 drejtues mjetesh në Tiranë, gjobiten qindra të tjerë

20 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia në Tiranë ka kryer kontrolle parandaluese për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Gjatë ditëve të fundit Policia ka arrestuar 37 drejtues mjetesh, 24 prej të cilëve të dehur, 13 të tjerë pa leje drejtimi.

Nga ana tjetër janë pezulluar 187 leje drejtimi, 82 drejtues të tjerë janë ndëshkuar për mosrregullim shpejtësie, 198 për shkelje të semaforit, 210 që përdorën celularin teksa vozisnin, 112 që nuk i dhanë përparësi këmbësorëve.
Ndërkohë më shumë gjoba ka pasur për qëndrime dhe pushime në shkelje, plot 3 mijë e 200 të tilla.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Duke vlerësuar rrezikshmërinë që karakterizojnë rrugët në tërësi, kryesisht gjatë ditëve të para të vitit, por edhe në vijim, Policia Rrugore e kryeqytetit, nisur edhe nga ngjarjet e viteve të kaluara, ka hartuar urdhër shërbimi të dedikuar, si dhe ka ndjekur me përparësi detyrimet e caktuara në lidhje me kontrollet policore parandaluese për konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar rreziku për aksidente rrugore në të gjithë territorin e kryeqytetit dhe rrugët e evidentuara me risk për ngjarje rrugore.

Në funksion të kontrolleve policore parandaluese, gjatë këtyre ditëve:

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 37 drejtues mjetesh, nga të cilët 24 për drejtim mjeti ne gjendje të dehur dhe 13 të papajisur me leje drejtimi;

Janë pezulluar 187 leje drejtimi, nga të cilat 105 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 30 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;

Janë ndëshkuar 82 drejtues automjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe për gara shpejtësie;

Janë ndëshkuar 198 drejtues automjetesh, për shkelje te sinjalizimit rrugor të ndritshëm (semafor);

210 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

112 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësoreve;

Janë vendosur 3200 masa administrative për qëndrime dhe pushime në shkelje me rregullat e qarkullimit;

220 drejtues mjetesh janë proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit;

325 drejtues mjetesh janë proceduar për parakalime të gabuara;

28 drejtues automjetesh me targa regjistrimi të shteteve të tjera janë shoqëruar në Komisariat, për llogari të strukturave të tjera policore. Pas verifikimit, drejtuesit e mjeteve janë proceduar administrativisht për shkeljet e konstatuara dhe mangësitë në dokumentacionin e tyre.

Policia Rrugore e Tiranës kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për adresimin e shqetësimeve në kohë, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, numrit të emergjencave 112, për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga çdo rrugë dhe zonë e kryeqytetit, ku cenohet siguria rrugore dhe ajo publike, duke garantuar reagim të shpejtë  dhe profesional në përputhje me dispozitat ligjore.

#PoliciaRrugoreNëShërbiminTuaj🚔

#BashkëpunoEdheTiPërSigurinë🤝

#KonsideroRrezikunNëseShkel🚦

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP NË KUFI ME DY ARMË/ Fjolla Morina largohet nga banesa në Kukës ku ishte në "arrest shtëpie"
Previous article ALARM PËR BOMBË NË GJYKATËN E LARTË TË SHBA/ Evakuuohet stafi, godina ndodhet shumë pranë Capitol

Delo.autor

Postime të ngjashme

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit Aktualitet

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT