• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOLAUDIMI RIFILLON NË SHKURT/ Gonxhja: Taksat vjetore nuk shtyhen, kush nuk i paguan nuk përfiton
Home
Sociale

KOLAUDIMI RIFILLON NË SHKURT/ Gonxhja: Taksat vjetore nuk shtyhen, kush nuk i paguan nuk përfiton

20 January, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas marrjes në dorëzim nga shteti në 1 janari i këtij viti, shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve do të rifilloj përsëri në muajin shkurt.

“Secili nga ne që ka një kolaudim të bërë dhe që nuk i ka kaluar ky tremujor, për shembull nëse dikush e ka bërë në shtator 2020 i ka mbaruar ky afat tremujor, nuk ka si të thotë ka shtesë afati. Ky person do të vij nga dita që do të hapet shërbimi sepse nuk ka faj në atë ditë, dhe ne besojmë hapja do të jetë brenda shkurtit të këtij viti, ai do ketë sistemin online të rezervimit dhe nga momenti që ka bërë rezervimin ai nuk mund të vonohet më dhe nëse e shkel afatin i lind detyrimi për një gjobë në vlerën e 1 mijë lekëve”, u shpreh drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Pjesë e përfitimit të shtyrjes së vlefshmërisë së kolaudimit janë edhe qytetarët të cilëve ju skadonte në muajit e fundit të 2020, tetor, nëntor, dhjetor. Drejtori i transportit Rrugor Blendi Gonxhja tha në komisionin e veprimtarisë prodhuese që përfituesit duhet të paguajnë taksat vjetore.

“Taksat nuk prasin, kamata e taksave nuk falet, kamata e taksave ecën, ju duhet ti paguani taksat. Madje është një kusht që ju jep tremujorin nga data e skadencës së kolaudimit”, pohon Gonxhja.

Ofrimi i shërbimit nga shtetit sipas Gonxhes do të jetë më cilësor dhe do të shmangë radhët e abuzimet.

“Nuk mund të tallesh dot me radhën dhe të marrësh 10 makina dhe të lësh bosh linjën, pasi të pezullohet acaunt, ndërsa SGS nuk e bënte dot sepse nuk punonte me e-albania. Sistemi ynë i rezervimeve do ti orientoj të gjithë qytetarët në orën dhe datën e mundshme, ne do ti mirëkuptojmë edhe kur nuk e respektojnë afatin”, sqaron drejtori i DPSHTRR.

Ky akt normativ që u miratua në komision parashikon që të shtyjë vlefshmërinë e kontrollit teknik të automjeteve me 3 muaj për shkak të gjendjes së amortizuar të qendrave të kolaudimit, që deri më 31 dhjetor ishin në përgjegjësinë e koncesionarit SGS-Automotiv Albania.

Ndërsa Maksim Tashi , anëtar i Këshillit Drejtues të DPSHTRR, si edhe Kryetar i Komisionit Zyrtar RETRO – DPSHTRR tha në komision se fuqia e këtij akti do të jetë deri në fund të qershorit.

“Ky akt normativ ezurohet brenda 6 muajve të parë të këtij viti, dhe më pas i takon kodit rrugor për të bërë vlerësimin e mjeteve për vlefshmërinë e kontratës për kontrollin teknik”, tha Tashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ “Divorc” para derbit, Partizani njofton largimin e sulmuesit
Previous article E MBANTE SEKRET/ Zbulohet partnerja e Sokol Ballës, e njohim nga "Big Brother"

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT